Raportet e ODIHR për Shqipërinë
12 vërejtje për 1992, 38 për 1996

Që nga viti 1992, ODIHR, ka publikuar pas zgjedhjeve shqiptare një raport ku vlerësohet nëse zgjedhjet u zhvilluan në përputhje me angazhimet e OSBE e standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike. Nga të gjitha raportet e derisotme të ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, vetëm ai për zgjedhjet e 22 marsit 1992 përmban fjalinë magjike "zgjedhjet u zhvilluan në përputhje me angazhimet e OSBE e standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike". Në raportet e tjera, përdoren cilësime si "u cënuan rëndë standardet" (1996), "të pranueshme për kushtet aktuale të Shqipërisë" (1997), "më të mira se zgjedhjet e mëparshme" (2001), "një hap përpara drejt arritjes së standadeve" (2005), "përmbushën shumicën e angazhimeve ndaj OSBE, por s'iu përmbajtën plotësisht standardeve për zgjedhje demokratike" (2009), "konkuruese dhe transparente" (2011). Raporti i vitit 1992 përmbante numrin më të vogël të vërejtjeve/rekomandimeve ndër të gjitha raportet (gjithsej 12) ndërsa rekordin e mban raporti ai i vitit '96, me 38 vërejtje.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE

Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE