Raporti, 17 policë të arrestuar në 3 muajt e parë të vitit! Rasti më i bujshëm kapja e efektivit të RENEA-s me 113 mijë €

Në tre muajt e parë të këtij viti, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar 17 punonjës policie, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, nga të cilat dominon akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Për 12 efektivë është caktuar masa “arrest në burg”, 4 janë lënë në “arrest shtëpie” dhe një tjetër u lirua në “detyrim paraqitje”. Gjatë muajve janar, shkurt dhe mars Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar në prokuroritë e rretheve në të gjithë vendin 40 punonjës policie për t’u hetuar në gjendje të lirë, kryesisht për ankesa që kanë ardhur nga qytetarë të pakënaqur me shërbimet.

Rasti më i bujshëm i këtij tre mujori të parë të vitit 2023 ishte arrestimi i Shefit të Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, Altin Morina, të cilit iu gjetën 113 mijë euro në makinë. Ai akuzohet për pastrim parash dhe lidhje me grupet kriminale në vend. Për të Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest në burg” pa afat dhe hetimet do të qartësojnë rolin e tij dhe origjinën e parave që iu gjetën në sediljen e përparme të pasagjerit në “Audin” me të cilin ishte në lëvizje.

Ndërkohë, në muajin mars AMP dhe SPAK nisën hetime për Sektorin e Krimeve Ekonomike në Policisë e Tiranës, pasi kanë dyshime të forta se disa efektivë janë përfshirë në skema korruptive. Këto hetimeve vijojnë akoma dhe vijnë pas arrestimit të oficeres Arta Nazif që gjykata e la në “arrest shtëpie” me akuzën se ka marrë 5 mijë euro nga dy motra për të mbyllur çështjen dhe t’u ktheheshin materialet e sekuestruara në klinikën estetike që kishin në pronësi. Nisur nga këto zhvillime tek Krimi Ekonomik, kryepolici Muhamet Rrumbullaku vendosi të pezulloj deri në hyrjen në fuqi të strukturës së re të Policisë së Shtetit të gjithë drejtuesit vendor në të gjitha qarqet të Krimit Ekonomiko-Financiar, për shkak të mungesës së efikasitetit kundër evazionit fiskal dhe korrupsionit.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zefi: 06/04/2023 22:05

    Ore po per gjyqtarin Gerd Hoxha qe liroi Dan Hutren e qe eshte kthyer në gjykatë perseri pa I hyre gjemb ne kembe do thoni ndonjë fjalë?!

    Përgjigju
  • armand: 06/04/2023 20:43

    Kjo tregon qe perzgjedhja per ne shkollen e policise eshte shume e dobet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille