TIRANË- Një efektiv i RENEA-s, Altin Morina ka rënë në pranga pasditen e kësaj të martë në zonën e ‘Kodrës së Diellit’ në Tiranë pasi iu gjetën mbi 100 mijë euro në mjetin e tij.

Efektivi i RENEA-s i cili është në profesionin e Shefit të Stërvitjes së Repartit Special akuzohet për shpërdorim detyre.

Në mjetin e tij janë gjetur një shumë e konsiderueshme parash, rreth 100 mijë euro kesh, 80 paund dhe 290.00 lekë të rinj

Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema bëjnë me dije se ende nuk ka dijeni se çfarë me saktësi e ka lidhur efektivin e RENEA-s me personin që po verifikohet për lidhje me atentatin në Don Boskos, por deri në këto momente policia nuk e ka të konfirmuar Morninën si person të dyshuar për të njëjtën ngjarje. Operacioni u krye nga forcat ‘Shqiponja’, të cilët vunë re mjetin tip ‘Audi’ që kishte me vete sasinë e madhe të parave kesh.

Nga numërimi rezultoi se në qesen e plasmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290 mijë lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ai akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave”  dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:03
U kap me mbi 100 mijë € në mjet, Report Tv siguron foton e efektivit të RENEA-s

1678809409_finalprojekt.00352701.Still021.jpg

Personi që shihni në foto është efektivi i RENEA-s Altin Morina të cilit iu gjetën mbi 100 mijë euro në mjetine tij.  

Morina u kap në zonën e Kodrës së Diellit dhe akuzohet për shpërdorim detyre.