TIRANË - Tre janë fushat kryesore ku është rritur kriminaliteti gjatë vitit 2015. Prokuroria e Përgjithshme raporton në Kuvend se korrupsioni, prodhimi dhe kultivimi i lëndëve nartoktike, si dhe veprat penale tek tatim-taksat kanë shënuar rritjet kryesore gjatë vitit që lamë pas. Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2015 ka një rritje prej 49 % të numrit të procedimeve të regjistruara për veprat penale të korrupsionit, në krahasim me vitin 2014. “Ndërkaq kemi rritje prej 75 % të procedime të dërguara për gjykim në krahasim me vitin 2014.
Në lidhje me të pandehurit, për këtë grup veprash penale, vihet re një rritje e numrit të të pandehurve të regjistruar përkundrejt këtij totali në vitin 2014 prej 70 %, një rritje e numrit të të pandehurve të cilët i janë dërguar gjyqit prej 29 % dhe kemi rritje të numrit të të pandehurve të dënuar nga gjykata me 110 % përkundrejt vitit 2014”-thuhet në raportin e Prokurorisë. Sa i takon prodhimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2015 ka një rritje prej 52 % të numrit të procedimeve të regjistruara për këtë grup veprash penale në krahasim me vitin 2014.
“Ndërkaq kemi rritje prej 1,4 % të procedimeve të dërguara për gjykim në krahasim me vitin 2014. Në lidhje me të pandehurit, për këtë grup veprash penale, vihet re një rritje e numrit të të pandehurve të regjistruar përkundrejt këtij totali në vitin 2014 prej 43 %, rritje e numrit të të pandehurve të cilët i janë dërguar gjyqit prej 11,4 % dhe ulje e numrit të të pandehurve të dënuar nga gjykata me 4 % përkundrejt vitit 2014”-thuhet në raportin e Lallës.
Numrin më të madh procedimeve të regjistruara për këtë vepër penale e kanë prokuroria e shkallës së parë Tiranë, që përbën 29 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi, prokuroria e shkallës së parë Durrës ka regjistruar 11 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi, prokuroria e shkallës së parë Vlorë ka regjistruar 8 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi, prokuroria e shkallës së parë për krime të rënda ka regjistruar 6 % të procedimeve në shkallë vendi të cilat më pas janë dërguar për kompetencë pranë prokurorive të tjera shkallës së parë.
Më e madhe është rritje a krimeve në lidhje me tatimet dhe taksat. “Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2015 ka një rritje prej 2 herë të numrit të procedimeve të regjistruara për “Veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet” në krahasim me vitin 2014. Ndërkaq kemi rritje prej 4 herë të procedimeve të dërguara për gjykim në krahasim me vitin 2014”-thuhet në raportin e Prokurorisë.
Korrupsioni
Trefishohet procedimi i gjyqtarëve e prokurorëve
Për vitin 2015 për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, organi i prokurorisë ka regjistruar 7 procedime penale me 9 të pandehur, ndërkohë që në vitin 2014 rezulton i regjistruar 1 procedim penal. Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale të korrupsionit për vitin 2015 është 12 %, ndërsa për vitin 2014 ka qenë 4,9 %.
Nga të dhënat statistikore vërehet tendenca në rritje e numrit të procedimeve të regjistruara në vitin 2015 për këtë vepër penale. Konkretisht organi i prokurorisë ka regjistruar 25 procedime penale me 9 të pandehur, ndërkohë që në vitin 2014 janë regjistruar 7 procedime me 2 të pandehur. Janë dërguar për gjykim 2 procedime penale me akuzë ndaj 3 të pandehurve dhe nga gjykata ka përfunduar gjykimi dhe janë dënuar 2 të pandehur për vitin 2015 për këtë vepër penale.
Vepra penale me ulje gjatë vitit 2015
Për vitin 2015 vihen re tendenca në ulje të numrit të procedimeve të regjistruara për veprat penale si më poshtë:
- “Krimet Kundër jetës të kryera me dashje” të regjistruara në vitin 2015 kanë pësuar një ulje prej 21,5 % në krahasim me vitin 2014;
- “Krimet kundër jetës të shkaktuar me pakujdesi”, të regjistruara në vitin 2015 janë ulur me 15 % në krahasim me vitin 2014;
- “Veprat Penale kundër jetës të kryera me dashje” janë ulur me 11, 5 % në krahasim me vitin 2014;
- “Krimet kundër shëndetit të shkaktuar me pakujdesi” të regjistruara në vitin 2015 janë më të ulëta se numri i procedimeve të regjistruara në vitin 2014, nga 6 procedime në 3;
- “Veprat penale që rrezikojnë jetën dhe shëndetin nga ndërprerja e shtatzanisë ose nga mosdhënia e ndihmës” në vitin 2015 kanë një ulje prej 23 % të numrit të procedimeve të regjistruara, në krahasim me vitin 2014;
- “Veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit”, sikurse vihet re edhe nga tabela, rezultojnë se në vitin 2015 kanë një ulje prej 4,4% në krahasim me vitin 2014;
- “Veprat penale kundër vjedhjes së pasurisë” në vitin 2015 kanë një ulje prej 7 % të numrit të procedimeve të regjistruara në krahasim me vitin 2014;
- “Veprat penale që cënojnë regjimin juridik të tokës” në vitin 2015 kanë një ulje prej 26 % të numrit të procedimeve të regjistruara në krahasim me vitin 2014;
- “”Veprat penale kundër mjedisit” kanë një ulje prej 16 % të numrit të procedimeve të regjistruara për vitin 2015 në krahasim me vitin 2014;
- “Krimet kundër autoritetit të shtetit” të regjistruara në vitin 2015 kanë pësuar një ulje prej 6 % në krahasim me vitin 2014;
- “Veprat penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjësit shtetërorë ose në shërbim publik” në vitin 2015 kanë pësuar një ulje prej 12 % të numrit të procedimeve të regjistruara, në krahasim me vitin 2014;
- “Veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike” në vitin 2015 kanë një ulje prej 12 % të numrit të procedimeve të regjistruara në krahasim me vitin 2014;
- “Veprat penale kundër drejtësisë” të regjistruara në vitin 2015 kanë pësuar një ulje prej 20 %, në krahasim me vitin 2014;
- “Veprat penale të trafiqeve të paligjshme” në vitin 2015 kanë pësuar një ulje prej 14,5 % të procedimeve të rregjistruara në krahasim me vitin 2014;
Vepra penale me rritje gjatë vitit 2015
Për sa i përket veprave penale të mëposhtme, vihet re një rritje e numrit të procedimeve të regjistruara për vitin 2015. Kështu:
- “Krimet seksuale” në vitin 2015 kanë pësuar një rritje prej 16 % të numrit të procedimeve të regjistruara, në krahasim me vitin 2014;
- “Veprat penale kundër lirisë së personit” në vitin 2015 kanë një rritje prej 20, 7 % të numrit të procedimeve të regjistruara në krahasim me vitin 2014;
- “Veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes” për vitin 2015 kanë një rritje prej 3 % në krahasim me vitin 2014;
- “Veprat penale të mashtrimit” në vitin 2015 kanë një rritje prej 18 % krahasuar me vitin 2014;
- “Veprat penale të shkatërrimit të pronës” në vitin 2015 kanë një rritje në krahasim me vitin 2014, në masën 3,5 % të numrit të procedimeve të regjistruara;
- “Veprat penale të kryera në shoqëritë tregtare” në vitin 2015 kanë një rritje të gjithë treguesve statistikorë në krahasim me vitin 2014;
- “Veprat penale në lidhje me ushtrimin e veprimtarive bankare dhe financiare” në vitin 2015 kanë një rritje prej 8 % të numrit të procedimeve të regjistruara;
- “Krimet në fushën e doganave” në vitin 2015 kanë një rritje të lehtë prej 2, 6 % të numrit të procedimeve të regjistruara;
- “Veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet” në vitin 2015 kanë një rritje 2 herë më të madhe të numrit të procedimeve të regjistruara në krahasim me vitin 2014;
- “Veprat penale të falsifikimit të monedhave dhe letrave me vlerë” në vitin 2015 kanë një rritje prej 19 % të numrit të procedimeve të regjistruara;
- “Veprat penale të falsifikimit të dokumenteve” në vitin 2015 kanë një rritje prej 10 % të numrit të procedimeve të regjistruara në krahasim me vitin 2014;
- “Veprat penale me qëllime terroriste” kanë një total prej 12 rastesh të procedimeve të regjistruara për në vitin 2015, ndërsa në vitin 2014 janë regjistruar 11 procedime penale;
- “Veprat penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale” në vitin 2015 kanë regjistruar 15 procedime penale me 41 të pandehur, ndërsa në vitin 2014 rezultojnë 13 procedime të regjistruara
- “Veprat penale që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale” për vitin 2015 kanë një rritje prej 18 % të numrit të procedimeve të regjistruara në krahasim me vitin 2014;
- “Veprat penale kundër sekretit dhe kufijve shtetërorë” në vitin 2015 kanë një rritje prej 50 % të numrit të procedimeve të regjistruara, në krahasim me vitin 2014;
- “Veprat penale kundër krimit kompjuterik” në vitin 2015 kanë një rritje prej 8,8 % të numrit të procedimeve të regjistruara;
- “Veprat penale të korrupsionit” në vitin 2015 kanë një rritje prej 49 % të numrit të procedimeve të regjistruara në krahasim me vitin 2014;
- “Veprat penale kundër prodhimit dhe kultivimit të narkotikëve” në vitin 2015 kanë një rritje prej 52 % të numrit të procedimeve të regjistruara në krahasim me vitin 2014.
Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com