Sipas të dhënave vendi ynë parakalon tre vende të tjera të rajonit për nga numri i super të pasurve. Shqipëria ka më shumë individë të pasur sesa Maqedonia (me 35 individë), Bullgaria (me 45) dhe Mali i Zi (me 21 individë). Rekordin në rajon, për nga të pasurit e mban Kroacia, ku rezultojnë 260 super të pasur, me një pasuri totale prej 30 miliardë dollarësh, e ndjekur nga Rumania, që ka 125 super të pasur.
(Në foto, paraqitja grafike e raportit, ku Shqipëria renditet në vendin e 37 mes shteteve të Evropës)
Ky raport është e vetmja analizë, që kryhet nga terreni, duke përdorur sistemin e gjerë të të dhënave të individëve super të pasur. Ai përqendrohet vetëm tek personat me një pasuri neto prej 30 milionë eurosh e lart (duke llogaritur aksionet në kompani publike dhe private, pasuritë për banim dhe investim, koleksionet e artit, cash-i dhe asete të tjera). Në total, sipas raportit, janë 187,380 njerëz tepër të pasur në botë, një rritje prej 0.6% në krahasim me vitin e mëparshëm. Pasuria e tyre e kombinuar ra me 1.8% në 25.8 trilion dollarë.
(Shqiptarja.com)