'Janë akoma në proces dhe 7 aplikime të tjera që janë duke u vlerësuar nga institucioni jonë për ndërmarrjet e Maliqit, Gramshit, Krujës, Malësisë së Madhe, Skraparit, Shkodrës dhe Fierit”, tha kreu i ERRU-së në komision.
Gjatë raportimit në Komision, kreu i ERRU-së u shpreh se, duke u bazuar në të dhënat e INSTAT për të dhënat mesatare një familjeje ka ende hapësira për rritjen e tarifës që paguajnë qytetarët për konsumimin e ujit.
Në raportin dorëzuar në Kuvend, INSTAT ka vlerësuar se të ardhurat mujore mesatare të përgjithshme të një familjeje janë rreth 70,000 lekë/muaj, që i korrespondon një niveli të përballueshmërisë së tarifave. Bazuar në këtë argument, Shani theksoi se, vlerat tregojnë se ka shumë hapësirë në drejtim të aftësisë paguese për të përballuar rritjen e tarifave.


(Raporti)
Raporti: Familjet përballojnë rritjen e tarifave të ujit
Janë 7 bashki të tjera të cilat kanë aplikuar gjatë vitit të kaluar, për ndryshimin e tarifave të ujit. Në raportim në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, kreu i Entit Rregullator i Ujit, Ndriçim Shani u shpreh se gjatë 2017 ndryshuan tarifat në 8 bashki dhe kjo kërkesë është bërë edhe nga 7 bashki të tjera.
“Janë akoma në proces dhe 7 aplikime të tjera që janë duke u vlerësuar nga institucioni jonë për ndërmarrjet e Maliqit, Gramshit, Krujës, Malësisë së Madhe, Skraparit, Shkodrës dhe Fierit”, tha kreu i ERRU-së në komision. Gjatë raportimit në Komision, kreu i ERRU-së u shpreh se, duke u bazuar në të dhënat e INSTAT për të dhënat mesatare një familjeje ka ende hapësira për rritjen e tarifës që paguajnë qytetarët për konsumimin e ujit.
Në raportin dorëzuar në Kuvend, INSTAT ka vlerësuar se të ardhurat mujore mesatare të përgjithshme të një familjeje janë rreth 70,000 lekë/muaj, që i korrespondon një niveli të përballueshmërisë së tarifave. Bazuar në këtë argument, Shani theksoi se, vlerat tregojnë se ka shumë hapësirë në drejtim të aftësisë paguese për të përballuar rritjen e tarifave.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO










