Raporti/ Alqi Bllako afera me tendera si drejtor i Agjencisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, 220 mijë USD për punë të pakryera, favorizime dhe procedura me shkelje të rënda 

Raporti/ Alqi Bllako afera me tendera si drejtor i Agjencisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, 220 mijë USD për punë të pakryera, favorizime dhe procedura me shkelje të rënda 

Ish-deputeti Alqi Bllako

TIRANË- Ish deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, është arrestuar me urdhër të SPAK që në 1 prill 2022, me akuzën se ka përfituar 15 milionë lekë ryshfet, përmes babait të tij, nga kompania që ndërtoi inceneratorin e Fierit. Para se të bëhej pjesë e Parlamentit, Bllako ka qenë drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimedhe Infrastrukturës së Mbetjeve, nga muaji shkurt 2019 deri në prill 2021.

Kjo agjenci është audituar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën korrik 2019 deri në qershor 2021, që përkon kryesish me periudhën e drejtimit nga Bllako. Në raportin e auditimit të siguruar nga Shqiptarja.com thuhet se Alqi Bllako, vetëm përmes 3 kontratave për përmirësim të rrjetit të kanalizimeve, ka shkarkuar 22 milionë lekë ose rreth 220 mijë USD dëm ekonomik, me pagesa për punë të pakryera nga kompanitë e kontraktuara. 

Nga verifikimi i kontratës së nënshkruar nga Ballako për përmirësimi i furnizimit me ujë për lagjen Krastë e Vogël, Harmës dhe qytetin e Elbasanit, janë paguar rreth 100 mijë USD për punime fiktive. Rreth 80 mijë USD për punë të pakryera janë paguar për zbatimin e kontratën për Përmirësimi i Infrastrukturës së Ujërave të Zeza në Vlorë, si dhe 37 mijë USD për ndërtim kolektori në Gjirin e Lalzit. KLSH kërkon që kompanitë që kanë zbatuar këto kontrata, duke të kthejnë paratë mbrapsht në arkën e shtetit. 

Sipas raportit, agjencia nën drejtimin e Alqi Bllakos ka shpallur fituese, pa plotësuar kriteret, kompanitë “G.E.S.T” & “A. shpk”, për tenderin e pajisjes me matësa dhe pajisje për ndërmarrjet Durrës, Elbasan, Lushnjë, Vlore, Fier dhe Kavajë, me ofertë 300,631,377 lekë pa tvsh ose rreth 3 milionë USD. 

Sipas KLSH, në kundërshtim me ligjin janë shpallur edhe kompanitë fituese të tenderit për përmirësimin e infrastrukturës së ujërave të zeza në zonën bregdetare Vlorë”, , zhvilluar me ofertë fituese 389 milionë lekë ose rreth 3.9 milionë USD. 

Audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë konstatuar gjithashtu shkelje në prokurime me vlerë të vogël si dhe abuzime me kosto ekonomike në procesin e shpronësimeve nga agjencia. 

Në raport thuhet gjithashtu se Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, gjatë periudhës së auditimit 2019-2021, ka humbur edhe 10 procese gjyqësore, me kosto rreth 1 milionë euro, për dëmshpërblim për ndërprerje të paligjshme të marrëdhënieve të punës, dёmshpёrblime për shpronësime nё masë tё padrejtë si dhe dёmshpёrblim për kontratat e investimit.

Agjencia ka lidhur kontrata me kompani për kryerje punimesh pa pasur fondet e plota, ndërsa nuk ka raportuar në KLSH për zbatimin e rekomandimeve të lëna nga auditivet e mëparshme.

Raporti i KLSH për agjencinë e drejtuar nga Alqi Bllako

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë