Raporti: Ankesat u rritën menjëherë pas zgjedhjeve vendore

Nga përmbajtja e ankimeve dhe nga periudha kohore në të cilën u paraqitën ato, rezulton se kjo ka lidhje me përfundimin e zgjedhjeve dhe konstituimin e organeve të pushtetit vendor, thuhet në raport. Me ndryshimin e drejtuesve të këtyre institucioneve lindën mosmarrëveshje, kryesisht pa shkaqe të justifikuara, me nëpunësit ekzistues. Këtë tregon fakti se Komisioni i Shërbimit Civil nga 78 ankesa të shqyrtuara, në 54 raste (ose 69.2 %) ka vendosur pranimin e ankesave dhe vetëm 11 (ose 14.1 %) ankesa i ka gjetur të pabazuara, duke mos lënë pa përmëndur dhe 13 raste në të cilat është vendosur inkompetencë për shkak të mungesës së statusit të nëpunësit civil tek këta punonjës, për shkak se ishin marrë në punë në kundërshtim me kërkesat e nenit 13 të ligjit "Statusi i nëpunësit civil".
Po ashtu duhet thënë se edhe këtë vit janë paraqitur një pjesë e mirë e ankesave kanë ardhur nga nëpunës të administratës tatimore. Konkretisht, në vitin 2011 janë paraqitur 60 ankesa që përbëjnë afro 22.9% të ankesave të shqyrtuara.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike