Raporti/ Banka Botërore shqetësim për koncesionet, qeveria: Ndryshojmë ligjin

Banka Botërore ka publikuar raportin për Shqipërinë ku vlerëson rritjen ekonomike të qëndrueshme por shpreh shqetësim për përdorimin e Partneritetit Publik Privat në Investime.

Partneriteti Publik Privat në gjykimin tonë është përdorur në nivel më të lartë se sa duhet. Ne presim që konsolidimi fiskal të jetë prioritet.

Hilda Shijaku Përfaqësuese e BB

I ftuar në studion e Report TV, Erjon Luçi zëvendës ministër i financave tregon se qeveria po reflekton në këtë drejtim. “Ne kemi bashkëpunim edhe me FMN edhe me Bankën Botërore për këtë cështje dhe në vijim do të reflektohet me ndryshime në ligj sidomos për ofertat e pakërkuara”.

Banka Botërore dhe qeveria bien dakord mbi arsyet e rritjes ekonomike.

 Energjia ka mbajtur gjysmën e kontributit në rritje. Në pjesën tjetër të vitit ne presim të njëjtin ritëm rritjeje

Hilda Shijaku

Rritja ekonomike është stabilizuar rreth 4 %, dhe kjo po reflektohet dhe në tregjet e punës.

Erjon Luçi

Banka Botërore vlerëson suksesin e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare pas emetimit të Eurobondit.

 Eurobondi është një hap mjaft i mirë në tregun monetar dhe banka po punon me qeverinë për të ecur para me reformat”.

Maryam Sali  Përfaqësuese  e BB

Ndërsa qeveria po rrit vigjilencën për risqet.

 Bashkë me BB ne po shohim se si ta mbrojmë ekonominë nga goditjet dhe si të lejojmë rritjen ekonomike

Erjon Luçi

Raporti i Bankës Botërore u përshëndet nga kryeministri Rama duke thënë se raporti vendos theksin mbi rritjen e punësimit në Shqipëri falë rritjes ekonomike!  Kritikët Rama i quan helmnxjerrës realë e digjitalë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale