Cilësia e portofolit të kredisë bankare shënon një përkeqësim prej 1.1%, në krahasim me dhjetorin 2015, si pasojë e rritjes së kredive në grupet nënstandard dhe të dyshimta. Niveli i kredive me probleme ndaj totalit të kredive në fund të muajit mars u rrit sërish, duke arritur në në 19.3%.
Shoqata e Bankave ka publikuar të dhënat financiare, sipas të cilave totali i aktiveve të bankave tregtare arriti në 1.328 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 1.3%. Totali i depozitave të vendosura pranë bankave, së bashku me interesat e përllogaritura, arriti në 1.109 miliardë lekë, me një rritje vjetore 2.8%. Në rritje paraqiten si depozitat e individëve, ashtu edhe ato të bizneseve, por këto të fundit me një ritëm më të lartë rritjeje vjetore, prej 11.4%.
/Shqiptarja.com