Raporti/ Basha: Shqipëria ra 11
vende për shkak të taksave të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaron se nga raporti i Bankës Botërore që ka studiuar 189 ekonomi të botës, Shqipëria renditet ne vendin e 142, duke humbur 11 pozicione në krahasim me renditjen e një viti më parë.
 
Kryetari i PD-së, Basha, në statusin e tij ne Facebook paraditen e së shtunës, shprehet:
 
“Shqipëria përkeqësim të mëtejshëm prej taksave Rama. Sipas raportit “Paying Taxes 2016” të Bankës Botërore që ka studiuar 189 ekonomi të botës, Shqipëria renditet ne vendin e 142, duke humbur 11 pozicione në krahasim me renditjen e një viti me parë (renditeshim në vendin e 131). Raporti vlerëson se norma totale e taksave është rritur me 5.2% gjatë vitit të fundit, ku tatimi mbi sipërmarrjen u rrit me 50% dhe njëkohësisht u dyfishua taksa mbi pronën”.
 
“Taksa të larta, çmime të larta, papunësi e lartë, rritje e varfërisë, pamundësisë dhe pasigurise: kjo është kriza Rama”, shprehet Basha.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Hodhi çantën me 100 gramë kokainë para kontrollit dhe ‘dribloi’ karabinierët, kapet pas 7 muajsh 25-vjeçari shqiptar! Në kërkim shoku

Hodhi çantën me 100 gramë kokainë para kontrollit dhe ‘dribloi’ karabinierët, kapet pas 7 muajsh 25-vjeçari shqiptar! Në kërkim shoku