Raporti ekskluziv/ Pas shkarkimit, Ilir Meta drejt SPAK-ut për nxitje dhune dhe urrejtje, rol të dyshimtë edhe në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, detaje nga dokumenti 100 faqësh

TIRANË- Pas shkarkimit të pritshëm në seancën e 9 qershorit 2021, Presidenti Ilir Meta mund të përballet me SPAK për dy vepra të rënda penale, thirrjet publike për veprime të dhunshme dhe thirrje për urrejtje nacionale. Report Tv ka siguruar raportin prej 100 faqesh të komisionit hetimor parlamentar, në të cilin propozohet jo vetëm shkarkimi i Ilir Metës nga posti i Presidentit, por kërkohet angazhimi i organeve hetimore për të nisur hetimet kryesisht ndaj Presidentit për nxirrje të dhunës dhe urrejtjes para dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Në raport reflektohen thirrjet e Metës për dhunë, roli i tij në përplasjen mes Bashkisë së Tiranës dhe FRD-së, mbrojtja nga ana e tij e strukturës paramilitare të PD pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, duke analizuar qëndrimet e Metës në 19 emisione televizive, 9 deklarata për mediet, 45 postime në rrjetet sociale si dhe disa shkresa që u ka drejtuar institucioneve të pavarura në mënyrë të përsëritur.

“Komisioni Hetimor nuk hetoi faktet e mësipërme të thirrjes për dhunë apo urrejtjes ne kuadrin e veprave penale, pasi objekti i hetimit në këtë proces lidhet me pretendime për shkelje të rënda kushtetuese, dhe kjo është detyrë e organeve hetimore që për këto çështje mund të nisin hetimin dhe kryesisht sipas dispozitave ligjore në fuqi. Komisioni Hetimor vlerëson se aktet e sjelljet e Presidentit kanë frymëzuar dhunë dhe ndasi sociale...Sipas komisionit nxitje dhune dhe ndasie dhe shembuj për të zgjidhur situatat me vetëgjyqësi, gjenden dhe në sjelljet e Presidentit që analizohen në këtë raport në lidhje me konfliktin midis FRD dhe Bashkisë Tiranë...”, thuhet në faqet 81 dhe 82 të raportit.

Sipas raportit, nga aktet që janë marrë në shqyrtim nga Komisioni, rezulton se në shumë nga daljet e veta publike, Meta ka zgjedhur të përdorë një retorikë dhune, duke promovuar dhunën  si mjet për zgjidhjen e problemeve përkundrejt mjeteve që ofron shteti i së drejtës.

“Kjo retorikë dhune, e justifikuar në mbrojtje të votës nga vjedhja, ka pasur përshkallëzim të fortë deri në fund të fushatës. “Nëse një votë vidhet, do u pritet dora në sheshin Skënderbe, Kryemadhit të parit dhe të tjerat”, deklaronte Presidenti më datë 1 mars 2021, duke u ofruar shqiptarëve “drejtësinë” e Mesopotamisë së lashtë, në vend të shtetit ligjor. Më 19 prill 2021 Presidenti lëshoi thirrjen: “Gjejini (patronazhistët)! Izolojini! Mos i toleroni!…Ngrehuni dhe bjeruni, korrini dhe shtypini, katundar e punëtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë!”. Më 21 prill 2021 parulla e ditës ishte: “T’i mprehin sfurqet, kosoret, lopatat, sëpatat t’i mprehin e t’i kenë gati për të dielën””, thuhet në raport.

Në raport theksohet se thirrjet e Metës për dhunë kanë shqetësuar edhe përfaqësuesit e shteteve të huaja në vend, duke sjellë në vëmendje disa reagime të ambasadores amerikane Yuri Kim. Raporti i komisionit hetimor, analizon rolin e Metës në ngjarjen e Elbasanit, ku u vra Pjerin Xhuvani, nga një paramilitarë i PD-së.

“Nëse Presidenti i Republikës ka qenë i përfshirë në platformën e opozitës për ngritjen dhe funksionimin e grupit paramilitar të quajtur “Struktura për Mbrojtjen e Votës”, apo jo, kjo është një çështje që vetëm hetimi i organeve kompetente mund ta zbulojë. Por, për komisionin tonë rezulton e provuar se Presidenti i Republikës nuk ka mbajtur qëndrim ekuilibrues, por përkundrazi ka bërë deklarata që në fakt nxisin ndasi dhe dhunë. Ky konkluzion përforcohet edhe nga fakti, se ai për asnjë moment nuk është distancuar dhe nuk ka dënuar jo vetëm vrasjen, por as modelin e kundërligjshëm që përfaqësonte “Struktura për Mbrojtjen e Votës”, vijon raporti.

Raporti i komisionit hetimor për shkarkimin e Metës pritet të miratohet në seancën plenare të 9 qershorit 2021. Më pas vëmendja do të zhvendoset tek Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë përfundimisht për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit.

Raporti i komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta

 

(Kliko këtu) Pjesa e raportit të komisionit hetimor për përgjegjësinë e pretenduar penale të presidentit Meta

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nje mik nga Haga: 06/06/2021 10:37

    Mesa duket parlamenti do e shkarkoje kete tip por te shohim gjykaten kushtetuese qe eshte para nje prove te forte,nese e miraton shkarkimin tregon integritet e moral nese jo do te jete turpi i saj,nuk ka si mbahet me ne kete post ky person i papergjegjshem.

    Përgjigju
  • Fshati: 06/06/2021 09:45

    Pse ky qe na i paska mbeshtetur grupet e mbrojtjes se votes duhet te ndeshkohet, dhe ata qe deklarojne se i kane formuar nuk i shqeteson askush ?

    Përgjigju
  • Lui: 06/06/2021 09:35

    Nëse Ilir Meta arrestohet dhe dënohet për këto akuza, atëherë keq më vjen por do të thotë që drejtësia nuk ka. Meta në rradhë të parë duhet të japë llogari për gjithë atë pasuri marramendëse që ka vënë. Me këto akuza që i bëni tani, Meta me shumë gjasa shpëton pa i dënuar sepse nuk kanë edhe si vërtetohen këto akuza, edhe pse janë të rënda.

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP HAJDAR LEKA [ kepi]: 06/06/2021 08:23

    Ilir Meta është një monstër e ndyr. Ky njeri e ka vëndin vetëm në burg. Po ky ri në presidenc që është turp për kombin Shqiptar. Mbase ka ardh dita që kto lloi plerash të fshihen nga faqja e Shqipris halle madhe.

    Përgjigju
  • Like: 06/06/2021 04:49

    Akoma livadhis i lire ky like injoranti e kokemadhi. Ky duhet te ishte me kohe ne biruce

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan