Raporti/ Emërimet abuzive
në administratë sipas drejtorive

Raporti/ Emërimet abuzive<br />në administratë sipas drejtorive<br>
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe bashkitë e vogla kryesojnë listën e institucioneve publike sa i takon numrit të emërimeve të paligjshme (familjare, politike dhe klienteliste), gjatë vitit 2017. Ky është konstatimi i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, në raportin për veprimtarinë e këtij organi gjatë vitit 2017.

Sipas raportit të siguruar nga "Shqiptarja.com", në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, gjatë vitit 2017, janë bërë 20 emërime të paligjshme, në Bashkinë Bulqizë 28 emërime të paligjshme, në Bashkinë Mat 10 emërime të paligjshme, në Bashkinë Kurbin 10 emërime, në Bashkinë Dibër 28 emërime, Bashkia Përmet 6 emërime, Bashkia Kavajë 4 emërime etj. Kjo listë është prodhuar nga inspektimi i vetëm 28 institucioneve publike.

“Në përfundim të këtij procesi, në të gjitha institucionet e inspektuara, u konstatuan 116 raste të emërimeve në kundërshtim me ligjin, për të cilat nga Komisioneri, është kërkuar nga personat përgjegjës (në këtë rast titullarët e institucioneve të kontrolluara dhe të evidentuara me parregullsi dhe njësia përgjegjëse), nëpërmjet vendimeve paralajmëruese, që të konstatojnë menjëherë pavlefshmërinë absolute të aktit të emërimit, në zbatim të nenit 23/4, të ligjit nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar dhe të rregullojnë pasojat duke ndërprerë marrëdhëniet e paligjshme dhe të shpallin si të lira pozicionet që do të mbeten vakante, e më tej t'i plotësojnë ato në përputhje me ligjin për nëpunësin civil”, thuhet në raportin e KMSHC.

Bilanci i përgjithshëm
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil thotë se 30 për qind e emërimeve në administratë bëhen në mënyrë të paligjshme. “Rezulton se janë konstatuar gjithsej 3179 pozicione në shërbimin civil, nga të cilat 2803 pozicione të plotësuara në mënyra të ndryshme në përputhje me ligjin dhe në kundërshtim me ligjin, nëpërmjet kontratave të përkohshme dhe 376 pozicione të lira.

Nga pikëpamja statistikore, rezulton se gjatë vitit 2017, në institucionet e kontrolluara, janë verifikuar marrëdhëniet e punësimit për 2803 punonjës në pozicione pune që janë pjesë e shërbimit civil, nga të cilat 1964, kanë qenë marrëdhënie të rregullta punësimi, të lidhura në një nga mënyrat që parashikon ligji për nëpunësin civil dhe 839 prej tyre, ose rreth 30% e pozicioneve të punës pjesë e shërbimit civil, kanë qenë të lidhura nëpërmjet një akti të thjeshtë emërimi, të nxjerrë nga titullari i institucionit, në kundërshtim me ligjin”
, thuhet në raport.

Kjo shifër vlerësohet si shqetësuese nga Komisioneri dhe për të rregulluar situatën, për të gjitha këto raste është kërkuar konstatimi i tyre, si akte absolutisht të pavlefshme dhe rregullimi i pasojave, duke ndërprerë marrëdhëniet e punës për punonjësit e emëruar në kundërshtim me ligjin dhe duke shpallur konkurrimin për plotësimin e tyre.

468 punonjës pa dëshmi penaliteti
Gjatë procesit të verifikimit të dokumentacionit të administruar në dosjen e personelit, Komisioneri ka konstatuar mangësi në to, si në institucionet e administratës shtetërore, ashtu edhe në institucionet e administratës vendore. Konkretisht në 468 raste, janë konstatuar mangësi të dokumenteve që vërtetojnë se punonjësi nuk është i dënuar, të tilla si dëshmi penaliteti, vetëdeklarim, apo verifikim nga ana e institucionit. Komisioneri ka konstatuar mungesë të raporteve mjekësore, që vërtetojnë gjendjen shëndetësore të punonjësit, në 450 raste si dhe në 57 raste kanë munduar kartat e identitetit.

Organet ku janë firmosur emërime të paligjshme
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, 20 emërime të paligjshme

Autoriteti i Aviacionit Civil, 20 emërime të paligjshme

Drejtoria e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës, deklarim statusi dhe punësime abuzive

Agjencia Kombëtare e Duhan Cigareve, deklarim statusi dhe punësime abuzive

Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, deklarim statusi dhe punësime abuzive

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, deklarim statusi dhe punësime abuzive

Bashkia Bulqizë dhe 7 Njësi Administrative, 28 emërime të paligjshme

Bashkia Mat dhe 7 Njësi Administrative, 10 emërime të paligjshme

Bashkia Belsh dhe 4 Njësi Administrative, 1 emërime të paligjshme

Bashkia Kurbin dhe 3 Njësi Administrative, 10 emërime të paligjshme

Bashkia Dibër dhe 14 Njësi Administrative, 28 emërime të paligjshme

Bashkia Tiranë dhe 24 Njësi Administrative, 4 emërime të paligjshme

Bashkia Përmet dhe 4 Njësi Administrative, 6 emërime të paligjshme

Bashkia Tepelenë dhe 3 Njësi Administrative, 1 emërime të paligjshme

Bashkia Mallakastër dhe 8 Njësi Administrative, 2 emërime të paligjshme

Bashkia Kavajë dhe 4 Njësi Administrative, 4 emërime të paligjshme

Këshilli i Qarkut Tiranë, 2 emërime të paligjshme

Prefekturat e qarkut, 33 emërime të paligjshme

Drejtoritë e Bujqësisë, emërime dhe transferime të paligjshme

Këshillat e Qarkut, emërime të paligjshme

Bilanci i shkeljeve në administratë për vitin 2017

  1. Në 605 raste është kërkuar anulimi i akteve administrative të emërimit në kundërshtim me ligjin dhe plotësimi i këtyre pozicioneve me anë të procedurave të konkurrimit.
  2. Në 44 raste është kërkuar anulimi i akteve të deklarimit të statusit të punësimit në kundërshtim me ligjin.
  3. Në 71 raste është kërkuar përfundimi i marrëdhënies së punës për mospërmbushje të kriterit arsimor.
  4. Në 26 raste është urdhëruar verifikimi i përmbushjes së kritereve nga punonjësit dhe në varësi të rezultateve të verifikimit, është kërkuar të vijohet me procesin e deklarimit të statusit të punësimit.
  5. Në 1 rast është kërkuar anulimi i aktit të largimit nga shërbimi civil në kundërshtim me ligjin.
  6. Në 12 raste është kërkuar anulimi i akteve administrative të konfirmimit si nëpunës civil në kundërshtim me ligjin/
  7. Në 9 raste është kërkuar përmbyllja e procesit të konfirmimit si nëpunës civil në përfundim të periudhës së provës.
  8. Në 25 raste është kërkuar nxjerrja e akteve të deklarimit të statusit të punësimit.
  9. Në 31 raste është kërkuar anulimi i akteve të transferimit në kundërshtim me ligjin.
  10. Në 14 raste është kërkuar verifikimi i kushteve për punonjësit e prekur nga ristrukturimi dhe sistemimi i tyre në pozicionet përkatëse.

    administrata

    administrata

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin