Impotenca, pse ndodh dhe si ta trajtojmë në mënyrë natyrale / Altin Joka: Nis në tru

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për impotencën si fenomen dhe si mund të kurohet sipas tij me naturopatinë.

”Impotenca është një çrregullim seksual që ndodh tek meshkujt mbi një moshë të caktuar dhe konsiderohet si pamundësi e një burri për të mbajtur ereksionin normal në një marrëdhënie intime” tha Altini në fillim të bisedës, duke shpjeguar termin dhe duke shtuar se fillimisht çdo gjë nis në trurin tonë. Truri më pas e zhvendos problemin deri tek organi gjenital duke krijuar shqetësimin tek meshkujt.

”Si rregull shqetësimet shfaqen pas moshën 50-60 vjeç, por është vënë re se mosha ka ardhur në ulje” theksoi ai, ndërsa si rregull problemet reale duhet të nisnin pas moshës 60 vjeçare. Sot 55% e meshkujve mbi 40 vjeç e lart kanë probleme të lehta sipas Altinit, pa harruar dhe 30% të personave që janë mbi 18 vjeç.

Por cilët janë faktorët dhe shkaqet që sjellin këtë problem?

“Thelbi për të gjitha problemet patologjike është të gjejmë shkakun. E para janë problemet e stresit të lartë, pra të jetës së stresuar, ankthi, depresioni, problemet e enëve të gjakut, jeta sedentare, përdorimi i alkoolit dhe ushqimet jo cilësore, problemet e diabetit apo hipertensionit. Një rëndësi të veçantë merr dhe çeikulibri hormonal, pakësimi i testosteronit, sikurse dhe obeziteti që mund të çojë në impotencë. Përdorimi i ilaçeve dhe antibiotikut për periudha të gjata është gjithashtu faktor” shtoi ai.

Kimikatet dhe metalet e rënda që na rrethojnë janë një pikë tjetër që ndikon, pa harruar dhe gjumin e çrregullt që destabilizon trupin.

”Konsumimi i lartë i alkoolit, drogës, duhanit është një tjetër faktor që çon në impotencë” tha Altini, duke shtuar se teknologjia ndikon shumë keq, pasi orët e gjata në celular mund të krijojnë probleme. Konsumimi i një diete të varfër ushqimore gjithashtu është një faktor që çon në impotencë” theksoi Altini.

Po çfarë thotë holistika, a ka një shërim për impotecën, a mund të kurohet ajo në mënyrë natyrale?

“Duke u bazuar në tre faktorë, mund të kemi një zgjidhje. Aspekti psikologjik, aspekti naturopatik nëpërmjet bimëve dhe aspekti nutricional. Duke kombinuar këto të treja patjetër që ka shërim. Duhet të bëjmë një pastrim të trurit, mëlçisë dhe zorrës me një kontroll naturopatik për disa ditë” nënvizoi ai. Hapi i dytë është rregullimi i mikrobiomës, duke fuqizuar pjesën enzimatike dhe uljen e stresit që ndikon shumë. Një nga çajrat më të mirë që është tepër efektiv është çaji i moringës, çajrat jeshil, çaji i lule pasionit, të cilat ulin stresin. Konsumimi i 2-3 pafka çollokallë të zezë në ditë, rritja e aktivitetit fizik, heqja dhe minimizimi i celularëve. Nga aspekti bimor, përdorimi i vajit të embrionit është efikas, çaji i dëllinjës, sikurse bimët si xhenseni i kuq, përdorimi i arakacës, damiana që është përdorur ndër vite si afrodiziak, guarana, sikurse dhe disa lloje kërpurdhash. Element tjetër është dhe vaji i peshkut të merlucit që ka ndikim shumë efikas. Marrja e citrulinës gjithashtu është me rëndësi, pa harruar dhe agininën. Nuk duhet neglizhuar dhe përdomimi i vajrave esencial që përdoren për çrregullimet e impotencës” theksoi Joka.

Sipas Altin Jokës, ekspert i mjekësisë holistike, determinate për këtë problem është ushqimi, ku duhet të përdoren vitamina, proteina, antioksidantë të ndryshëm ku nuk duhet të mungojnë arrat, thjerrëzat, ushqimet e detit apo proteinat.  

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:01
‘Alkooli shkakton kancer’, Altin Joka: Edhe një lugë çaji alkool ka efekte kancerogjene

Me nutricionistin Altin Joka në emisionin “Rreze Dielli” flasim në lidhje me impotencën seksuale tek meshkujt, ku një ndër faktorët ndikues në impotencë është edhe përdorimi i alkoolit. Por cilat janë rreziqet e tjera për shëndetin fizik që lidhen me konsumimin e alkoolit?

”Efektet e alkolit në trupin e njeriut varen nga organizmi, kemi persona që kanë jetuar mbi 100 vjeç edhe pse kanë pirë gjithë jetën e tyre alkool, por kjo nuk është aspak për të vënë në diskutim efektet negative që sjell përdorimi i alkoolit në organizëm” u shpreh Altini. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, alkooli vret mbi 3 milion njerëz në botë çdo vit.

Sipas Altinit është një lëndë toksike që vetëm probleme shkakton në organizëm, madje disa nga sëmundjet më të frikshme të trupit. “Pasi gëlltitet, mëlçia e metabolizon menjëherë duke qenë faktori kryesor në shkaktimin e kancerit, veçanërisht atë të zorrës, atë të gjirit dhe disa kancerave të tjerë” theksoi ai.

”800 mijë persona në vit i shtohen të sëmurëve me kancer vetëm nga alkooli, kjo e vërtetuar dhe me statistika nga agjencitë e shëndetit. Asnjë sasi e vogël e alkoolit nuk mund të jetë e shëndetshme, sepse 1 në 20 vdekje vjen si pasojë e konsumit të alkoolit sipas studimeve të Oxfordit. 27% e kancerave tek gratë, vjen si pasojë e konsumimit të alkoolit, sikurse 19 % e kancerave tek burrat” shprehet Joka.

Sipas studimeve, personat që konsumojnë alkool kanë probleme me memorien, me kontrollin e emocioneve, me goditjet në tru apo me zemrën, pasi është vënë re se alkooli është një çrregullator në afektimin e lobit frontal në tru, duke shkaktuar atrofi, pa harruar që dëmton dhe metabolizmin e glukozës. Alkooli është faktori kryesor i kancerit të pankreasit, të gjirit dhe të zorrës” theksoi

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot