Raporti final i Venecias, Braimllari në Report Tv: Meta do të vijojë detyrën

Raporti final i Venecias, Braimllari në Report Tv: Meta do të vijojë detyrën

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së në studion e Report Tv

Pas raportit të Komisionit të Venecias për Presidentin Ilir Meta ku theksonte se kapërceu kufijtë për anulimin e 30 Qershorit, por nuk mjafton për shkarkimin, ka reaguar sekretari i përgjithshëm i LSI-së Braimllari në një intervistë në studion e Report Tv.

"Komisioni i Venecias ka konfirmuar që s’ka tejkalim të kompetencave, nuk ka shkelje të Kushtetutës nga ana e presidentin te Republikës. Nga ana tjetër, nëse ky komunikim ka ardhur nga një nga këta persona që mazhoranca ka çuar për të mbrojtur mazhorancën në Komisionin e Venecias, atëherë duhet të themi që ky është një turp kombëtar.

Sepse Ulsi Manja është nën hetim për blerje votash, për lidhje dhe ndikim me krimin e organizuar dhe trafikun e votave. Edi Rama ka çuar dy përfaqësues të lidhur drejtpërdrejt me krimin e organizuar. Presidenti do të vijojë që të rrijë në detyrë”, ka thënë Braimllari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, vihet në pranga 19-vjeçari pakistanez 

Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, vihet në pranga 19-vjeçari pakistanez