Raporti gjerman, Rama :Gjynah për
kujet e PD, fjala për lidhjet e tyre"

Raporti gjerman, Rama :Gjynah për<br />kujet e PD, fjala për lidhjet e tyre"
TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës, për raportin mbi gjendjen e kriminalitetit të Ministrit të Brendshëm gjerman Thomas De Maziere.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka shprehur në mënyrë keqardhjen e tij për akuzat e opozitës, duke theksuar se raporti në fakt ka të bëjë me lidhjet e vjetra të kriminalitetit, duke ju referuar kështu qeverisë së mëparshme.

Sipas Ramës, alarmi i dhnëë ditën e djeshme përmes raportit gjerman kishte në fokus, gjendjen e kriminalitetit gjatë qeverisjes së PD.

“Oh gjynah kukuvajkat per kujen qe vune se Gjermania paska vene alarmin per krimin e lidhur me qeverine! Fjala qenka per lidhjet e vjetra...” shkruan Rama
 
Ditën e djeshme Ministri i Brendshëm gjerman Thomas De Maziere, paraqiti raportin sipas të cilit, bandat dhe krimi i organizuar shqiptar mbetet problem edhe në Gjermani, ndërsa shprehu vlerësimin për ata që guxojnë të luftojnë këtë kriminalitet.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën