Gjykata Kushtetuese tregon se nga 429 vendime të marra prej saj gjatë 2025, vetën 85 prej tyre - ose 20% - kanë qenë vendime përfundimtare, ndërsa pjesa më e madhe, 344 – ose 80% - kanë qenë vendime moskalimi për shqyrtim gjyqësor.

Kjo shifër del nga Raporti i veprimtarisë që u publikua këtë të mëkurë, ku thuhej se gjatë 2025 Gjykata Kushtetuese ka patur në ngarkim 605 çështje në total, nga të cilat 501 prej tyre kanë qenë kërkesa të reja dhe 104 të mbartura nga viti 2024.

Për vendimet përfundimtare të marra gjatë 2025, Gjykatës Kushtetuese i janë dashur 8 muaj kohë për ta shqyrtuar çështjen, ndërsa vedimet e moskalimut i ka dhënë brenda 3 muajve.

Një e dhënë që bën përshtypje është se 97% e kërkesave të trajtuara nga Kushtetuesja gjatë 2025 janë bërë personalisht nga individë, ndërsa vetëm 3% janë depozituar nga subjekte të tjera si organizata, deputetë, gjykata, Presidenti, parti.

Sa i përkët llojit të çështjeve të trajtuara nga Gjykata Kushtetuese gjatë 2025, 75% kanë qenë kundërshtim i vendimeve të gjykatave të zakonshme, ndërspjesa tjetër përfshinin kushtetutshmërinë e ligjeve, të drejtat themelore, konflikte kompetencash dhe akte të pushtetit publik.

Kliko këtu për të lexuar raportin e plotë