Disa ditë më parë, në Kuvendin e Shqipërisë ka raportuar veprimtarinë vjetore Erinda Ballanca, Avokate e Popullit. Ajo çka ra në sy në raporti, ishte se nga vetëm 23% e raportimeve të Avokatit të Popullit janë zbatuar nga organet përkatëse, 40% pjesërisht dhe shumë të tjerë pa asnjë përgjigje.
Në studion e Report Tv ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Ballanca thotë se një tjetër qasje ka funksionuar pozitivisht në trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
“Avokati i popullit paraqet standardin dhe nuk ka fuqi detyruese. Nga ky këndvështrim % më e madhe e rekomandimeve që janë pa përgjigje, mund të jenë të reflektuara. Nga an tjetër jo gjithkujt i pëlqen t’i bëjnë kritika. Nga natyra tentojnë të japin argumente për të kundërtën. Një shifër e rëndësishme që kemi filluar ta mbledhin 4 vitet e fundit, është një shifër që tregon se pavarësisht se ne nisim hetimit, institucionet shtetërore marrin feed back-un, shikojnë qëndrimin që kemi ne dhe e zgjidhin rastin pa pasur nevojë për rekomandim. Kjo shifër në vitin e kaluar ka qenë 867 raste dhe kjo është pozitive. Sigurisht që nuk jemi as gjykatë, po është një nga shume mekanizmat e krijuar nga shteti për të adresuar problemet e qytetarëve”, tha Ballanca.
Ballanca gjithashtu ka komentuar dhe vizitën që i ka bërë kryebashkiakut Erion Veliaj në qendrën e paraburgimit në Durrës. Avokatja e Popullit ka sqaruar se kjo vizitë është në kuadër të inspektimeve vjetore si dhe vjen pas 2 kërkesave të paraqitura në institucion nga vetë Veliaj.
Një prej ankesave lidhet me rastin e trajtuar dhe publikisht, për një shoqërim të Veliajt në një klinikë mjekësore ku duhej t’i nënshtrohej një ekzaminimi shëndetësor dhe për trajtimin e tij në shkelje të dinjitetit njerëzor. Ankesa tjetër e Veliajt, lidhet me moslejimin e zhvillimit të takimeve private me avokatët e huaj.
“Një nga mandatet që ka është të jetë dhe mekanizëm parandalues për torturën dhe trajtimin çnjerëzor. Me këtë mandat të posaçëm, trajtohen he kushtet që ndodhen të burgosurit de të paraburgosurit në sistemin penitenciar. Ne bëjmë vizita dhe inspektime periodike të paktën 1 herë në vit në çdo institucion. Në rastin konkret, për Metajn dhe Veliaj, ka pasur arsye.
Kanë qenë ankesat individuale të këtyre personale lidhur me mënyrën e trajtimit të tyre. Veliaj ka dy ankesa, një ankesë lidhet me mënyrën sesi është shoqëruar dhe trajtuar në një klinikë private ku duhej të bënte një ekzaminim shëndetësor dhe po ashtu ka një tjetër ankesë lidhur me faktin se nuk i lejohet aksesi i avokatëve të tij të huaj për të marrë takime individuale.
Kemi marrë kërkesë për takim të menjëhershëm më Avokatin e Popullit nga Lefter Koka. Kokën nuk e takuam sepse nuk ishte në burg por ishte në spital. Gjithsesi verifikuam dhe mblodhëm të dhëna për ankesën që ai kishte”, tha Ballanca.
Ballanca gjithashtu ka komentuar dhe arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta duke thënë se është faji i Policisë së Shtetit, të cilët ishin në shkelje totale ligjore. Avokatja e Popullit sqaroi se dy kërkesa të depozituara prej Metës mbi numrin e reduktuar të telefonatave të lejuara si dhe për takimet e kufizuara me persona të tretë.
“Përgjegjësinë për Metën e kemi të identifikuar. Përgjegjësia është tek Policia e Shtetit të cilët në momentin e ndalimit të Metës nuk kanë zbatuar kërkesat e ligjit, më kryesorja trajtimi dinjitoz i personit që do të ndalohej. Mënyra e ndalimit të tij dhe e shoqërimit, nuk ka qenë në përputhje me standardet që respektojnë dinjitetin individual. Ankesa tjetër ka të bëjë më kufizimin e numrit të takimeve me eksponentë të PL dhe të telefonatave.
Në ligjin për të drejtat e të burgosurve, ka një parashikim, që thotë se për çdo të paraburgosur, për takime me familjarët apo perona të tjerë, duhet të marrë leje tek prokurori i çështjes. Në vlerësimin e Avokatit të Popullit ky është një kufizim i tepruar, se personat e paraburgosurit duhet të kenë më shumë të drejta se të burgosurit se vlen prezumimi i pafajësisë. Duhet sikur të paraburgosurit kanë më pak të drejta se të burgosurit. Leja është dhënë për Tedi Blushin, por Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka trajtuar numrin e takimeve, si një numër i kufizuar. Nëse takon Blushin, ky takim o të zbritet nga numri i takimeve me familjarët”, tha ajo.
Komente











