Raporti i BB: Çmimet shumë të
ulëta, ekziston rrisku i deflacionit

Raporti i BB: Çmimet shumë të<br />ulëta, ekziston rrisku i deflacionit
Çmimet shumë të ulëta të muajve të fundit bëjnë që Shqipëria të rrezikohet nga rënia në deflacion. Banka Botërore ka publikuar Raportin Ekonomik të vitit 2015 për rajonin, ku ka theksuar se problem për ekonominë shqiptare mbetet produktiviteti i ulët, niveli i kredive të këqija dhe borxhi i lartë publik.

"A rrezikon Shqipëria nga deflacioni ? Po rreziku është. Të gjitha vëndet po përjetojnë, edhe vëndet tona partnere po përjetojnë një ulje të çmimeve dhe prapë akoma hendeku negativ i prodhimit është negativ në kto kohë që ne po flasim megjithatë ne po shikojmë një ulje të tij gradualisht në kohë.-tha Hilda Shijaku

Gjatë prezantimit të raportit, kreu I Misionit të Bankës Botërore në Shqipëri, Tahsin Sajed theksoi domosdoshmërinë për marrjen e masave ligjore për kompanitë koncesionare të regjistruara në parajsat fiskale. Sipas saj, Qeveria duhet të bëjë kujdes në dhënien e koncesioneve, duke analizuar risqet qe ato sjellin për financat publike.

"Si pikë fillimi qeveritë duhet të vihen në lëvizje për të adresuar dhe kërkuar zgjdhjet e duhura ligjore si të sektorin bankar për të reduktuar praninë e këtyre shoqërive. Është e rëndësishme të bëhet kujdes në dhënien e kontratave të partenritetit publik - privat veçanërisht në sektorë kyç si infrastuktura. Është e rëndësishme aspketi cilësore i tyre si dhe aspketi fiskal në mënyrë që të jenë të frytshme në vite."-tha Tahseen Sayed

Sipas Bankës Botërore rritja ekonomike për ekonominë shqiptare ishte 2.6%, 0.1% më I ulët nga parashikimi i saj i mëprshëm.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh