Raporti i BB për Ballkanin Perëndimor, Erjon Luçi në Report Tv: Ja faktorët që e pozicionuan mirë Shqipërinë

Për të komentuar mbi raportin e BB për ekonominë shqiptare, Eurobondin dhe buxhetin për viti e ri, i ftuar në studion e Report TV, ishte zv.ministri i Ekonomisë dhe Financave, Erjon Luçi

Në fjalën e tij, Luçi u shpreh se raporti i e ka stabilizuar Shqipërinë në pozicion shumë të mirë, kjo për shkak të rritjes ekonomike që është stabilizuar në 4% dhe reformat që kanë dhënë efektin e tyre.

Është raport periodik. Rritja ekonomike është stabilizuar në 4%. Reformat kanë dhënë efektin e tyre. Janë elementë që e pozicionuan Shqipërinë shumë mirë. Duhet të jemi me një sy të hapur që të shohim trendet dhe menaxhimin e rreziqeve që mund të hasë rritja ekonomike. 

Erjon Luçi, zv.ministri i Ekonomisë dhe Financave 

Më tej ai është shprehur se buxheti është thuajse gati për t'u prezantuar në parlament për t'u shikuar dhe për të dhënë mendimet e tyre, të cilat edhe mund të reflektohen. 

INTERVISTA E PLOTË:

Si shkoi emëtimi i Eurobondit, ishte në përputhje me pritshmëritë?

I kaloi pritshmëritë dhe ishte shumë pozitiv në aspektin e perceptimit të tregjeve për Shqipërinë por duhet thënë se nuk është surprizues nga ajo që u premtua në Eurobondin e 2015 ndaj asaj që ne kishim mundësi t’i tregonim investitorëve kësaj radhe.

Tani kemi rezultate nga reformat, të cilat u vlerësuan nga investitorët. U tregua në numrin e investitorëve që shumica janë edhe mbajtës të Eurobondeve. Me përjashtime të vogla sigurisht. Shqipëria ndiqet nga një grup më i gjërë dhe më serioz. Ky ka qënë një sukses i veçantë. Eurobondi reflekton shëndetin për ekonominë e vendit dhe perspektivën pozitive.

Cili është impakti dhe rëndësia?

Nuk është borxh për të rritur shpenzimet. Është për të menaxhuar maturitetet e borxheve të kaluara. Janë kreditë që vazhdojmë dhe marrim por që po vijnë në ulje. Kjo është mënyra më e mirë sjelljen si një ekonomi e avancuar. Sfida jonë mbetet tregu i brendshëm. Është duke u promovuar fort. Eurobondi ka tërësisht investitorë të huaj. Dyfishi i ofertave të investitorëve ndërkombëtarë. Futen te shtëpitë e mëdhaja të menaxhimit të aseteve. Tjetër është shuma 500 mln euro, e cila na nxjerr në ekranet e tregjeve. Ky është një sinjal që i jepet edhe një investitorit të huaj që do të investojë në Shqipëri për 7 vitet e ardhsme.

Sot BB ka prezantuar raportin për Ballkanin Perëndimor, si u paraqit Shqipëria?

Është raport periodik. Rritja ekonomike është stabilizuar në 4%. Reformat kanë dhënë efektin e tyre. Janë elementë që e pozicionuan Shqipërinë shumë mirë. Duhet të jemi me një sy të hapur që të shohim trendet dhe menaxhimin e rreziqeve që mund të hasë rritja ekonomike. Ka shumë elementë që janë vënë në kontroll për të na ruajtur nga ulje-ngritjet e tregjeve. Këtë e ka bërë vazhdimi i reformave në sektorë kyç dhe në financat publike.

Si i komentoni akuzat se qeveria përdor pa kriter PPP-të?

Kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me BB. Do të vijnë shumë misione që do të rrisin sigurinë e koncesioneve në vend. Rëndësi ka që bazat e ekonomisë të jenë të shëndosha. Ka shumë faktorë që ndryshëm por të paktën detyrat e shtëpisë i kemi bërë.

Ku jemi për hartimin e projektbuxhetit të ri?

Jemi shumë afër draftimit dhe do ta çojmë në Kuvend. Presim që brenda nëntorit t’i japim mundësi parlamentit që ta shohin dhe të japin mendimet që të kemi mundësi t’i reflektojmë në kohë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 04/10/2018 18:26

    Luci eshte nje nga ekonomistet me te mire ne vend dhe figure shume autoritare dhe teknicien klasi . Ky duhet te ishte ministri u financave dhe jo mesuesi i anglishtes Ahmetaj . Nuk e di pse Rama e mban akoma

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja