Raporti i BB-së, PD: Më negativi
Qeveria: Ndryshoi metodologjia
Partia Demokratike e ka konsideruar raportin e fundit të Bankës Botërore “Doing Bussines” si më negativin që ka marrë një qeveri shqiptare për ekonominë. Në raport thuhet se Shqipëria ka humbur 35 vende krahasuar me një vit më parë.
Partia Demokratike e ka konsideruar raportin e fundit të Bankës Botërore “Doing Bussines” si më negativin që ka marrë një qeveri shqiptare për ekonominë.
Në raport thuhet se Shqipëria ka humbur 35 vende krahasuar me një vit më parë.
Deputeti Florion Mima u shpreh se vlerësimi i BB-së hedh në kosh shpenzimet e kreut të qeverisë gjatë vizitës në Hong-Kong për të tërhequr investitorë pasi sipas tij raporti është “pasaportë e zezë” për Shqipërinë.
“Korrupsioni skandaloz i shtrirë masivisht, klientelizmi dhe fakti që vetëm ndërtuesit e tij punojnë sot, rritja e taksave dhe, nga ana tjetër, kontrabanda e evazioni i stërmadh, represioni dhe dhuna ndaj biznesit që nuk është afër qeverisë, të gjitha këto kanë sjellë këtë rezultat dramatik. Ky është raporti më negativ që merr një qeveri shqiptare për ekonominë e vendit”, tha Mima.
Por, në reagimin e qeverisë thuhet se renditja e Shqipërisë në vendin e 97-të është ndikuar nga dhënia e lejeve të ndërtimit, marrja e certifikatës së pronësisë, si dhe pagesa e taksave dhe se pozicionimi 35 vende më pposhtë ndikohet edhe nga metodologjia e vlerësimit e cila për vitin 2016 ka ndryshuar, ndërsa në thelb Shqipëria nuk ka humbur vende në raport me vetveten.
Në reagimin e publikuar në faqen “transparenca.al”, lejet e ndërtimit kanë rënë pasi pas reformës territoriale, Këshilli Kombëtar i Territorit ka marrë vendimin për pezullimin e përkohshëm të lejeve të ndërtimit, me qëllim harmonizimin e instrumenteve të planifikimit lokal në kuadër të ndarjes së re administrative territoriale dhe për disiplinimin e ndërtimeve.
“Kjo është një qasje afatgjatë për zhvillimin urban, planifikimin e zhvillimin e territorit, planifikimin e zhvillimit të turizmit dhe zhvillimin ekonomik të rajoneve. Sidoqoftë, jemi të bindur se në raportin e vitit të ardhshëm, të gjitha reformat e ndërmarra do të gjejnë reflektim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e indikatorit”, thuhet në reagim.
Gjithashtu, nënvizohet se kjo nuk është renditja më e keqe, pasi në vitin 2006 renditej e 117-a në botë, në vitin 2007 renditej në vendin e 120-të dhe në vitin 2008 në vendin e 136-të.
Redaskia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4353
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22