Raporti i BB: Shqipëria probleme
me pronën PDF/ Raporti i plotë
Një vrojtim i kryer nga Banka Botërore në vitin 2013 ka dalë në përfundime tronditëse mbi nivelin e korrupsionit në Shqipëri. Vrojtimi ka pyetur 360 biznese shqiptare në periudhën nga marsi deri në korrik të vitit 2013. Sipas tij 89.5 për qind e ndërmarrjeve të mesme dhe 100 për qind e ndërmarrjeve të mëdha paguajnë rryshfete për të fituar tenderat publik.
TIRANE- Shqipëria jo vetëm është një prej vendeve me reultatet më të ulëta në botë kur vjen fjala te ccështja e së drejtës së pronës, por ky faktor përbën edhe një pengesë madhore për zhvillimin e konomik të vendit. Në raportin e partneritetit me Shqipërinë, të publikuar dje, Banka botërore thekson se një arsye për humbjen e mundësisë për të përfituar nga pasuritë natyrore lidhet me pasiguritë e të drejtave të pronësisë, të cilat prekin seriozisht përdorimin produktiv të tokës.
“Shqipëria ka një ndër rezultatet më të ulëta (137 nga 148 shtete) në botë lidhur me të drejtat e përgjithshme të pronësisë, veçanërisht të drejtat fizike mbi pronën. Mungesa e tregjeve funksionalë të tokës po ushtron ndikim të gjerë negativ mbi zhvillimin rural (për shembull, fragmentarizimi i madh i fermave) dhe zhvillimi urban (rritja e pakontrolluar e vendbanimeve urbane)” thekson Bamka Botërore në raport.
InformalitetiBanka Botërore thekson gjithashtu se mungesa e planifikimit urban, e reflektuar në rritjen e shpejtë informale të zonave urbane ka cenuar potencialin e rritjes së qyteteve shqiptare. Lidhur me zonat rurale, procesi i privatizimit të tokës ka çuar në një numër të madh fermash të vogla dhe të shpërndara, duke frenuar zhvillimin e sektorit bujqësor. Që prej vitit 2012, kishte 350,916 biznese bujqësore në Shqipëri, me madhësi mesatare prej 1.02 ha.
Pjesa më e madhe e fermerëve mbeten të ngërthyer me të ardhura të ulëta, struktura mbijetese, të paaftë të përdorin tokën për gjenerimin e përfitimeve ekonomike. “Në përgjithësi, menaxhimi i paqëndrueshëm i tokës dhe zbatimi i keq i të drejtave të pronësisë përbëjnë pengesa të mëdha për kompanitë, fermat dhe familjet për t’u futur në tregun e punës. Kjo ka pasoja të drejtpërdrejta jo vetëm tek pronësia mbi tokën, por dhe mbi gjenerimin e të ardhurave dhe shpeshtësinë e varfërisë. Disa gupe, të tilla si gratë dhe ata që janë më pak në gjendje, janë në disavantazh shtesë pasi janë të përjashtuar nga pronësia” thekson raporti.
KorrupsioniRaporti iBB përmban gjithashtu edhe të dhënat e një vrojtimi të kryer në Shqipëri në vitin 2013, për nivelin e korrupsionit në vend. Përgjatë tij janë anketuar 360 biznese shqiptare në periudhën nga marsi deri në korrik të vitit 2013. Sipas tij 89.5 për qind e ndërmarrjeve të mesme dhe 100 për qind e ndërmarrjeve të mëdha paguajnë rryshfete për të fituar tenderat publik.
Banka thekson se ky korrupsion gjerësisht i përhapur inkurajon informalitet masiv në ekonomi. Në dokument thuhet se 36 për qind e ekonomisë është informale. Kjo, sipas vrojtimit bën që gati gjysma e punësimit në vend të jetë në të zezë ose gri dhe në degë të caktuara si ndërtimi, mbi informaliteti i punës arrin deri në 75 për qind.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 Maj 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4383
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22