Raporti i BE-së për Kosovën: Situata në veri mbetet sfiduese, në procesin e dialogut pati kriza

Raporti i BE-së për Kosovën: Situata në veri mbetet sfiduese, në procesin e dialogut pati kriza

Foto ilustruese

Situata në veri të Kosovës dhe sfondi politik në dialogun me Serbinë vijon të shihet me skepticizëm nga BE.

Një raport i fundit nga Bashkimi Evropian vijon të shohë problematike situatën në veri të Kosovës.

“Situata në veri të Kosovës mbetet sfiduese, veçanërisht sa i përket gjykimit të korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes, përfshirë sulmet ndaj profesionistëve të medias. Dorëheqja masive e serbëve të Kosovës nga institucionet publike dhe ngritja e postblloqeve pasuese ndikuan negativisht në situatën e sigurisë dhe sundimin e ligjit në rajonin verior, ku sistemi i drejtësisë dhe policia funksionojnë me kapacitet të reduktuar”, thuhet në raport.

Sipas raportit, dorëheqja e serbëve nga institucionet publike ka pasur një ndikim negativ në sigurinë, sundimin e ligjit dhe sistemin e drejtësisë.

Raporti gjithashtu thekson se ka sfida të mëdha në gjykimin e rasteve të korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirisë së shprehjes, duke përfshirë edhe sulmet ndaj gazetarëve. Proceset zgjedhore kanë nevojë për përmirësim dhe forcim, siç është identifikuar në misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.

Dialogu politik me Serbinë vazhdon, por situata ka qenë e tensionuar me kriza të përsëritura, siç përmend raporti.

“BE-ja vazhdon të lehtësojë Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ka pasur kriza të përsëritura në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2022 dhe situata në terren mbetet e brishtë”, thuhet në raport ka transmetuar Klan Kosova.

Po ashtu, u theksua edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës.

BE-ja do të vazhdojë të monitorojë nga afër respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë. Kjo përfshin lirinë e tubimit dhe shoqërimit, lirinë e shprehjes, të drejtat e personave në situata të cenueshme, duke përfshirë personat që u përkasin pakicave; e drejta për barazi dhe mosdiskriminim, fëmijët, personat LGBTI dhe personat me aftësi të kufizuara, si dhe barazinë gjinore, si pjesë e rrugës evropiane të Kosovës.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen