Raporti i biznesit, Rama: Progres
mbresëlënës për lejet e ndërtimit

Raporti i biznesit, Rama: Progres<br />mbresëlënës për lejet e ndërtimit
Kryeministri Rama ka vlerësuar raportin e Doing Business duke deklaruar se Shqipëria ka shënuar një progres mbresëlënës, sidomos në dhënien e lejeve të ndërtimit ku u përmirësua me 83 vende.
 
"Falë reformimit rrënjësor të mekanizmit të lejeve të ndërtimit Shqipëria, sipas raportit prestigjoz së Bankes Botërore, ka shënuar një progres mbresëlënës në këte fushë, duke lehtësuar në mënyrë shumë të ndjeshme lejen e ndërtimit" shkruan Rama.
 
Në raportin e Doing Business të Bankës Botërore, Shqipëria është përmirësuar me 32 vende, duke u renditur e 58 nga 190 shtete.
 
Shqipëria është vlerësuar me 68.9 pikë nga 61.3 pikë në raportin për vitin 2016.
 
Njëra nga reformat e vlerësuara nga Banka Botërore ishte thjeshtimi i dhënies së lejeve të ndërtimit.
 
Raporti thekson se në fushën e lejeve të ndërtimit, Shqipëria ka thjeshtësuar procedurat për marrjen e lejes dhe ka hartuar një rregullore të re për lejet e ndërtimit, duke përmirësuar renditjen në këtë indikator me 83 vende.
 
Ndërsa ministrja Ekonomi tha dje se janë tre reformat e mëdha që kanë bëre të mundur këtë vlerësim kaq pozitiv: Reforma me lejet e ndërtimit, lidhja e bizneseve në rrjet dhe pagesa e taksave.

 

d.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari