TIRANE- Rreth 78 përqind e bizneseve shqiptare konsiderojnë emigrimin masiv të popullsisë si rrezikun kryesor për ekonominë tonë. Ndërkohë që 65 për qind tyre rendisin si rrezikun e dytë më të madh të ekonosmisë krizën buxhetore, e cila jo vetëm do të prekte të ardhurat e popullsisë e kosnumin, por do të detyronte ekzekutivin të rriste në nivele të larta taksash.

Forumi Ekonomik Botëror i Davosit ka publikuar Raportin mbi Risqet Globale, ku analizon risqet që i kanosen ekonomive, ku pasqyron edhe rezultatet e sondazhit të kryer me sipërmarrjet shqiptare.  Luhatjet e çmimit të energjisë është rreziku i tretë që perceptojnë bizneset shqiptare. Në vend të katërt bizneset shqiptare perceptojnë nivelin e lartë të papunësisë si risk ekonomik, ndërsa në vendin e pestë vjen rreziku i dështimit të institucioneve financiare.