Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka konsideruar manipulime e sajesa nga llumi i gazetarisë të dhënat e publikuara në gazetën “Shekulli” të botuesit Koço Kokëdhima për drogën në vend.

I pyetur nga gazetarët Tahiri ka thënë se këto sajesa bëhen nga njerëz që nuk e kanë luftuar kanabisin dhe se vijnë nga llumi i gazetarisë.

Nuk jam në dijeni se ka një raport të tillë. Policia ka reaguar zyrtarisht, bëhet fjalë për një përpjekje goxha intensive për të përbaltur punë e policisë dhe tashmë përvec Shqupit hyjnë edhe segmente të caktuar mediesh të cilat kanë guxim që të fabrikojnë medemek raporte të cilat nuk ekzistojnë as tek policia por as tek partnerët e saj ndërkombëtar. Unë nuk do të doja që kjëtë ditë të shënuar ta shpenzoja me pallavra që është mësuar ky cikël llumi në politikë dhe në disa segmente të medias ndaj atyre që nuk përputhen me interesa politike, personale e kriminale. Do doja tiu ftoja me dashamirësi që të shpenzoni pak kohë që ti bëni me dije qyetarëve nevojën për tu informuar lidhur me luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Armiku më i madh në këtë sfidë është injoranca, padijenia, varfëria, mungesa e kushteve të jetesës, papunësia që kanë çuar në Shqipëri një numër jo të vogël viktimash të trafikimit. Në 2013 trashëguam Shqipërinë e renditur në listën e DASH në listën e zezë, ndër vendet që kanë problem shumë të madh të trafikimit dhe me një qeveri që nuk punon për adresimin e problemit. Por ne që në vitin e parë e hoqëm vendin nga kjo listë turpi por na mbetet ende punë për të bërë për ta adresuar këtë problem” tha Tahiri.

Tahiri e bëri këtë deklaratë në çelje të muajit antitrafik, në kuadër të disa aktiviteteve që synojnë rritjen e ndergjegjësimit për të denoncuar rastet apo tentativat për trafikim të personave.

Në takim kanë marrë pjesë ministri Saimir Tahiri, zv.ministrja Elona Gjebrea, njëkohësisht Koordinatore Kombëtare kundër Trafikimit, përfaqësues të institucioneve, nxënës etj.