Raporti i FMN, Tabaku: Sistemi i kapur, u shërben oligarkëve dhe të privilegjuarve! Ekonomia po rëndon xhepin e familjeve shqiptare, ja 3 propozimet tona

Raporti i FMN, Tabaku: Sistemi i kapur, u shërben oligarkëve dhe të privilegjuarve! Ekonomia po rëndon xhepin e familjeve shqiptare, ja 3 propozimet tona

Jorida Tabaku, deputete e PD-së

Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar për raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, teksa vë në dukje se ekonomia po rëndon xhepat e shqiptarëve, me çmime të papërballueshme dhe në rritje çdo ditë, kurse pagat dhe pensionet mbeten në vend.

Ligjvënësja e Partisë Demokratike renditi disa nga pikat e propozuara si zgjidhje të situatës, nëpërmjet një postimi sot (28 Janar) në rrjetin social Facebook. Ajo theksoi se situata në vend është ‘pasojë e një sistemi të kapur, që i shërben vetëm një grushti njerëzish të pasur, ndërsa familjet shqiptare përballen me vështirësi të mëdha’.

“Çdo ditë shohim rritje çmimesh dhe shpenzimesh, ndërsa familjet e zakonshme e kanë gjithnjë e më të vështirë të përballojnë jetesën. Sistemi ekonomik është i padrejtë dhe i pabarabartë, duke favorizuar vetëm oligarkët dhe të privilegjuarit”, tha Tabaku.

Ajo theksoi gjithashtu se mungesa e mundësive për të rinjtë është një tjetër tregues alarmant.

“Rinia jonë nuk sheh shpresë këtu dhe po largohet, sepse Shqipëria nuk po ofron as mundësi të ndershme, as të ardhme për ta”, vijoi deputetja

Në raportin më të fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vënë në dukje shqetësime të thella për ekonominë shqiptare, duke reflektuar problemet që çdo qytetar ndjen çdo ditë. Çmimet e ushqimeve, energjisë dhe qirave po rriten me ritme të papërballueshme, ndërkohë që pagat dhe pensionet mbeten në vendnumëro, shton deputetja.

“Shqipëria nuk mund të vazhdojë kështu! Ekonomia duhet të shërbejë për qytetarët dhe familjet shqiptare, jo për të pasuruar një grusht njerëzish”, thotë Tabaku.

Në reagimin e saj, deputetja propozoi disa masa konkrete për të përmirësuar gjendjen ekonomike, si taksat e ulëta për bizneset e vogla dhe të mesme, rritje e pensioneve, mbështetje e familjeve në nevojë dhe reforma gjithpërfshirëse:

Tre propozimet e Jorida Tabakut:
-Taksa të ulëta dhe të drejta për bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat janë shtylla kryesore e ekonomisë familjare shqiptare
-Rritje të pensioneve dhe mbështetje për familjet me të ardhura të ulëta, duke ndihmuar në përballimin e krizës së jetesës
-Reforma ekonomike gjithëpërfshirëse, që të garantojë një sistem të drejtë, ku përfitimet nuk i marrin vetëm të pasurit

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë