Raporti i Forumit Ekonomik, Rama:
Kjo është Shqipëria e reformave

Raporti i Forumit Ekonomik, Rama:<br />Kjo është Shqipëria e reformave
Kryeministri Rama duke komentuar raportin e Forumit Ekonomik Botëror shprehet se Shqipëria ka shënuar përmirësime në të gjithë indikatorët, ku Arsimi dhe Shëndetësia, spikasin për përmirësimin e tyre mjaft të dukshëm.
 
Rama ironizon edhe opozitën kur deklaron se Forumi Ekonomik Botëror nuk është as mafia, as kartel droge, as klient i qeverisë shqiptare, as organizatë socialiste.
 
Përmirësimi sipas kreut të qeverisë ka ardhur pas reformave ekonomike dhe sociale që janë ndërmarrë.

"Forumi Ekonomik Botëror nuk është as mafia, as kartel droge, as klient i qeverisë shqiptare, as organizatë socialiste!
 
Ja si e vlerëson ky forum, bazuar në fakte të verifikuara jo llafe kazanesh politike e mediatike të bulevardit të Tiranës, Shqipërinë e reformave tona ekonomike e sociale:
 
Shqipëria shënon rritje me 13 pozicione më lart në renditjen globale të konkurueshmërisë ekonomike.
 
Vendi ynë ka shënuar përmirësime në pothuaj të gjithë indikatorët, ku Arsimi dhe Shëndetësia, spikasin për përmirësimin e tyre mjaft të dukshëm, duke e renditur Shqipërinë të 33-tën nga 138 ekonomi të matura në rang global.
 
Shqipëria ka lënë pas Greqinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën, në renditjen globale të konkurrueshmërisë.
 
Ndërsa krahasuar me raportin 2014-2015, jemi rritur me 17 vende
" shkruan kryeministri në një postim në faqen e tij në rrjetin social Facebook.
 
Raporti i Forumit Ekonomik Botëror u publikua dje. Në analizën për vitet 2016-2017, Shqipëria është renditur në vendin e 80, nga e 93 ku gjendej një vit më parë. Shqipëria grumbullon 4.06 pikë nga 3.93 pikë që grumbullonte një vit më parë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike