Gjatë prezantimit të raportit të Guardia di Finanza për kanabisin në Pallatin e Kongreseve, ku pasqyrohet rënie drastike e fenomenit të kultivimit të lëndëve narkotike, Çako deklaroi se policia shqiptare ka vendosur standardin e bashkëpunimit me policinë e rajonit dhe vendet partnere. Në mënyrë të veçantë, kryepolici shqiptar, u ndal te bashkëpunimi me policinë italiane në luftën kundër kanabisit, teksa zyrtarët e lartë italianë ndodhen sot në vendin tonë për të prezantuar raportin për kanabisin.
“Kemi arritur sukses në çrrënjosjen e kanabisit në gjithë territorin. Kemi vendosur standardin e bashkëpunimit me policinë e rajonit dhe vendet partnere. Një rol të veçantë e ka bashkëpunimi me italianët. Vlerësoj traditën solide të bashkëpunimit që këtë vit mbush 5-vjetorin pas traktatit për mbikëqyrjen ajrore. Gjatë vitit 2017 është investuar 25 orë më shumë për monitorimin ajror. Risi e këtij viti është krijimi në rrjetin informatik të policisë për kontrolle periodike në të gjithë territorin. Të pakursyer kanë qenë kolegët e Guardia di financës që kanë punuar krah për krah me punonjësit e policisë shqiptare. Nuk kanë kursyer asnjë moment që ky mision të ishte i suksesshëm. Policia e Shteti do mbetet partnere e konsiderueshme për vazhdimin e këtij misioni në luftën kundër drogës”, tha Çako.
Report Tv siguroi një ditë më parë ekskluzivisht gjetjet e raportit të Guardia di Finanza. Për vitin 2017, nga monitorimi nga ajri i sipërfaqeve të cilat një vit më parë ishin të kultivuara me lëndë narkotike vetëm 90 parcela, nga 2086 një vit më parë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO








