Raporti i Guardia Di Finanza për
drogën, Noka: Tahiri, turpi i Europës

Raporti i Guardia Di Finanza për<br />drogën, Noka: Tahiri, turpi i Europës
Ish-Ministri i Brendshëm Flamur Noka ka reaguar ndaj raportit të Guardia Di Finanza për drogën në vend, ku ka thënë se  ky raport tregon se Tahiri është kthyer në turpin e Europës dhe se që kur u kapën 23 ton kanabis në Vlorë atij i ka ikur zëri.

Në reagimin e tij përmes rrjetit social Facebook Noka ka shtuar se sipërfaqja e kultivimit të drogës në vend është 5-fishuar ndërkohë që nuk ka të kapur asnjë trafikant, ndërkohë risjell në vëmendje edhe raportimet e mediave ndërkombëtare, ku sipas tij, Shqipëria është kthyer në kanabistan.

Reagimi i plotë i Flamur Nokës në Facebook
Ky që del në televizion dhe kur një mace kalon në rrugë, sot nuk tha asnjë fjalë për pesëfishimin e sipërfaqes së mbjellë me kanabis për një vit. Zëri i ka ikur që kur u sekuestruan 23 ton kanabis në Vlorë. Sipërfaqe e pesëfishuar me drogë e konfirmuar me zë dhe me figurë nga Guardia di Finanza dhe asnjë trafikant i arrestuar, është bilanci i qartë se s’ka asnjë përdredhje alla Tahirçe ta fshehë e ta tjetërsojë. Mediat prestigjioze europiane kanë dhënë alarmin e Shqipërisë së kthyer në kanabistan. Je bërë turpi i Europës, dhe vazhdon shkon në zyrë. Largohu sa më shpejt, revolta e popullit do të jetë e hidhur për ty dhe Ramën tënd.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik