Në tremujorin e parë 2016, bizneset kanë rritur volumin e xhiros, ashtu si dhe numrin e të punësuarve. Sipas statistikave zyrtarë të INSTAT, numrit i të punësuarve në “Industri” gjatë tremujorit të parë 2016 paraqet rritje 8,0 % krahasuar me tremujorin e parë 2015. Ky tregues paraqitet me rritje edhe në aktivitetet “Energji elektrike, gaz, avull” me 8,8 % dhe “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë” me 8,7 %. Ndryshimi tremujor i numrit të të punësuarve me pagesë në ndërmarrjet e aktivitetit “Industri” paraqet rritje prej 0,4 %. Në të kundërt, indeksi i numrit të të punësuarve në aktivitetin “Ndërtim” në tremujorin e parë 2016 krahasuar me tremujorin e katërt 2015, shënoi rënie prej 2,9 %. Po ashtu dhe fondi i pagave në këtë sektor shënoi rënie prej 1,1 %


Në aktivitetin “Shërbime”, në tremujorin e parë 2016, ka një rritje të numrit të të punësuarve me 13,5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këtë rritje e kanë dhënë kryesisht aktivitetet “Agjenci udhëtimi” me 27,8 % dhe “Hotele” me 11,7 %.
Në tremujorin e parë 2016, në ndërmarrjet që operojnë në aktivitetin “Tregti me shumicë”, ndryshimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë paraqet rritje 5,8 % krahasuar me tremujorin e parë 2015. Ndryshimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë në aktivitetin “Transport dhe magazinim” paraqet një rritje me 10,7 % krahasuar me tremujorin e parë 2015.

Punësimi sipas sektorëve 
Industri rritje 8,0 %
Energji rritje 8,8 %
Ujë rritje 8,7 %.
Ndërtim” rënie 2,9 %
Shërbime rritje 13,5 %
Hotele” rritje 11,7
Transport rritje 10,7 %

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com