Raporti i KE: Azilkërkuesit nga
Shqipëria, këtë vit 74% më shumë

Raporti i KE: Azilkërkuesit nga<br />Shqipëria, këtë vit 74% më shumë
BRUKSEL - Është rritur me 74 për qind numri i kërkuesve të azilit nga Shqipëria në dy muajt e parë të vitit 2013, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Po kështu edhe numri i azilkërkuesve nga Bosnja dhe Hercegovina ka një rritje me 51 për qind, po krahasuar me vitin e kaluar. Kjo shifër del në Raportin më të fundit për gjendjen e kufijve Shengen, që e publikoi në 3 qershor Komisioni Europian për periudhën 1 nëntor 2013-30 prill 2013.

Numri i përgjithshëm i kërkesave të pabaza për azil të vendeve nga Ballkani Perëndimor është ulur me 44 për qind. Ulja më e madhe prej 61 për qind është te azilantët e rremë nga Serbia, në Maqedoni (46 për qind) dhe në Mal të Zi (45 për qind).

Numri i azilantëve të rremë nga Maqedonia nga vendet e BE-së në dy muajt e parë të vitit është më i vogël me 46 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
 
Vendet më “tërheqëse” për azilantë të rremë nga Ballkani janë: Gjermania, Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu.

Vetëm disa ditë më parë Komisioni Europian pas një debati 2-vjecar ka vendosur se duhen reforma te reja për lirinë e lëvizjes në Europë. Reformat e reja vendosin se shtetet në të ardhmen do të ketë më shumë mundësi të kontrollojnë kufijtë e tyre.

Por reformat nuk i lejojnë vendeve të Shengenit të drejtën për të mbyllur arbitrarisht kufijtë. Shkak për ndryshimin e rregullave të Shengenit në vitin 2011 ka qenë pranvera arabe, ku mijëra refugjatë nga Afrika e Veriut erdhën në BE.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim