Në faqen zyrtare Komisioni Europian publikoi konkluzionet mbi Shqipërinë të cilat iu bënë publike Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian nga Stefan Fule. Në këtë progres vërehet se zgjedhjet presidenciale u zhvilluan në përputhje me Kushtetutën por procesi politik nuk u ndërtua në frymën e marrëveshjes së nëntorit.
Në konkluzionet e raportit të Komisionit Europian vlerësohet marrëveshja politike e nëntorit e cila i dha fund ngërçit politik pas zgjedhjeve të 2009. Si rezultat dialogu politik dhe bashkëpunimi "lejoi zhvillimin e progresit në reforma kyçe, përfshi dhe ato të zgjedhjeve parlamentare".
Komisioni Europian vëren se "zgjedhjet presidenciale u zhvilluan në përputhje me Kushtetutën por procesi politik nuk u ndërtua në frymën e marrëveshjes së nëntorit. Përveç retorikës konfrontuese mes qeverisë dhe opozitës marrëveshja politike vazhdoi të implementohej. "
PROGRES I MODEUAR NE REFORMEN GJYQESORE E KUNDER KORRUPSIONIT
Raporti vëren se është bërë pregres i moderuar në reformën e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit"- vëren raporti. Duke përmendur si pozitive miratimin e ndryshimeve kushtetuese për heqjen e imunitetit, ligjin për gjykatën administrative, dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së minoritetit rom.
U PLOTESUAN 4 PRIORITETE
Raporti vëren se në përgjithësi, Shqipëria ka bërë një progres të mirë në përmbushjen e kritereve politike për anëtarësim në BE dhe dhënien e një numër reformash kundër prioritetet kryesore të Opinionit 2010 të Komisionit. Raporti vëren se janë plotësuar 4 prioritetet kryesore.
“Vërehet progres i mirë në fushat kyçe të reformës politike si funksionimin e duhur të parlamentit, miratimi i ligjeve në pritje që kërkojnë një shumicë të cilësuar, emërimi i Avokatit të Popullit dhe dëgjimi dhe votimi në Parlament për emërimet në Gjykatën e Lartë,si dhe ndryshimin i kuadrit ligjor për zgjedhjet, duke çuar në përmbushjen e katër prioritetet kryesore të interesuara.
Shqipëria është mirë në rrugën e saj drejt përmbushjes së dy prioriteteve kyçe lidhur me reformën e administratës publike dhe përmirësimin e trajtimit të të paraburgosurve.”
vijomn
/Shqiptarja.com