Raporti pozitiv i Komisionit Europian për liberalizimin e vizave me BE-në, është përshëndetur nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili e konsideron atë si një hap të madh, që duhet të ndiqet me të tjerë për Integrimin Europian.

“Një lajm i gëzueshëm për Kosovën, rekomandimi i Komisionit Europian për heqjen e vizave. Një hap i madh përpara, një lehtësim qe qytetarët e Kosovës e meritojnë. Përgëzime dhe inkurajime për autoritetet në Prishtinë që të punojnë me përkushtim për hapat e tjerë të rëndësishëm për integrimin në Bashkimin Europian,” shkruan Basha në një status në Facebook.

basha

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)