Zyra e Komisionit evropian për çështjet e Brendshme në raportin saj të fundit ka njoftuar se 26. 632 mijë njerëz kanë qenë objekt i trafikut të qenieve njerëzore në Europë për periudhën 2008-2010.

Komisionerja evropiane për çështjet e Brendshme,  Cecilia Malmstrom, duke paraqitur këtë raport tha se pjesa më e madhe të viktimave i përkasin Europës Lindore si Rumania dhe Bullgaria ndërsa Shqipëria rëndit e 6-ta në listën e vendeve joanëtare të Evropës.
 
Në këtë raport gjithashtu thuhet se grupe kriminele, me anë të trafikut të qenieve njerëzore në Evropë janë duke ushtruar një lloj skllavërie moderne.

Nga të dhënat e Eurostatit thuhet se shumica e grave nga vendet e Evropës lindore, shkojnë në Evropë gjoja se për të punuar, mirëpo menjëherë pas hyrjes në këtë kontinent, ato detyrohen të punojnë punët më të ulëta apo shfrytëzim prostitucioni.

Kritik mbetet edhe trafiku fëmijëvë, të cilët përdoren në mënyrë të paligjshme për trasplantin e organeve.

Komisionerja e Lartë evropiane ka theksuar se çdo shtet duhet të kenë në qeverisjen e tyre luftën kundër krimit të organizuar si dhe miratimin e instrumenteve ligjorë efikase .

Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)