Raporti i KE/ Xhixho: Është skaneri më i vërtetë i qeverisë Rama! Të shqetësuar për amnistinë fiskale

Raporti i KE/ Xhixho: Është skaneri më i vërtetë i qeverisë Rama! Të shqetësuar për amnistinë fiskale

1665668358_Xhixho3.jpg

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se “Raporti i Komisionit Europian është skaneri më i vërtetë i qeverisë Rama”. Sipas saj “në raportin e KE mbi Shqipërinë për vitin 2022 paralajmërohet ajo për të cilën kemi ngritur shqetësimin që në krye të herës”, ku ajo përmend rrezikun e pastrimit të parave të krimit e korrupsionit nëpërmjet pasaportave të arta dhe amnistisë fiskale ndër të tjera.

Xhixho shtoi se “shpopullimi që po i ndodh vendit është përgjigja që fatkeqësisht po i japin qytetarët keqqeverisjes që e vuajne çdo ditë”.

'Raporti i Komisionit Europian është skaneri më i vërtetë i qeverisë Rama.

Në raportin e KE mbi Shqipërinë për vitin 2022 paralajmërohet ajo për të cilën kemi ngritur shqetësimin që në krye të herës: rreziku i pastrimit të parave të krimit e korrupsionit nëpërmjet pasaportave të arta dhe amnistisë fiskale, mungesa e buxhetimit në arsim, mungesa e sigurisë juridike për bizneset, mungesa e lirisë së medias etj.

Në raport theksohet se:

Sipas raportit, vetëm 9 ligje të miratuara nga Parlamenti shqiptar janë përafruar me legjislacionin e BE.

Shqipëria duhet të frenohet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së.

Korrupsioni mbetet një fushë që përbën shqetësim serioz.

Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it mund të rrezikojë përparimin në luftën kundër pastrimit të parave. Ndërkohë që Shqipëria është në zonën gri, raporti ngre shqetësimin e pengesave që do të sillte amnistia tatimore në pocesin e integrimit europian të vendit.

Nuk është bërë progres në lirinë e shprehjes. Në raport vihet theksi te cenimi i pavarësisë së medias, frikësimi i gazetarëve, mungesa e aksesit në institucionet qeveritare, mungesa e transparencës.

Alokimi i buxhetit të Shqipërisë për arsimin në vitin 2021 mbetet i ulët. Sa i përket fondeve të Kërkimit është shumë më poshtë se 1% e PBB-së e synuar deri në vitin 2022.

Numri i shtetasve shqiptarë që paraqesin kërkesa për azil në shtetet anëtare të BE-së është rritur ndjeshëm në verën e vitit 2021.

Është ulur me 35% shkëmbimi i informacioneve të policisë shqiptare me partnerët përmes sistemit SIENA.

Të drejtat pronësore, sektor i prirur ndaj korrupsionit që cënon regjistrimin e të dhënave kadastrale. Procesi i kompesimit ka ngecur.Klima e të bërit biznes vazhdon të ketë probleme që lidhen me sigurinë ligjore, për shkak të moszbatimit të legjislacionit dhe mungesës së konsultimeve.

Rishikimet e shpeshta të buxhetit dobësojnë besueshmërinë fiskale.

Gjyqësori vuan nga procedurat e gjata, shkalla e ulët e gjykimit perfundimtar, dhe numri i madh i çështjeve të mbartura.Kërkohet krijimi i një mjedisi të favorshëm për shoqërinë civile, dhe përfshirja e tyre në procese konsultimi kuptimplote

Adresimi i dhunës në familje dhe me bazë gjinore vazhdon të vuajë nga mungesa e zbatimit të parashikimeve ligjore.

Mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndetit është e kufizuar.

Njësitë e qeverisjes vendore vuajnë nga mungesa e burimeve financiare, kapaciteteve administrative dhe transparencës në ushtrimin e kompetencave e tyre. Autonomia e tyre fiskale mbetet e rrezikuar, për shkak se buxheti varet prej transferimit në nivel qendror. Numri i lartë i kontratave të përkohshme të punësimit në qeverisjen vendore vazhdon të jetë problematik.

Faza në të cilën ndodhet vendi kërkon angazhim dhe vullnet politik për të çuar përpara refoma dhe për të përmbushur detyrime që nuk i kemi thjesht ndaj familjes europiane ku synojmë të anëtarësohemi, por janë detyrime së pari ndaj qytetarëve shqiptarë.

Për të ndërtuar Europën këtu për standardet demokratike, shtetin e së drejtës dhe lirive themelore të njeriut, pasi shpopullimi që po i ndodh vendit është përgjigja që fatkeqësisht po i japin qytetarët keqqeverisjes që e vuajne çdo ditë.’- shkroi Xhixho.


Lajmi kryesor:

Raporti i Komisionit Evropian ‘bashkon’ opozitën, e lexojnë njësoj! Bumçi: Shqipëria asnjë përparim, të ngrihemi në protestë! Tabaku: Radiografi e gjendjes ku jemi


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja