TIRANE- Komiteti i monitorimit të Këshillit të Europës, përgjegjës për verifikimin e përmbushjes së angazhimeve dhe detyrimeve të marra përsipër nga vendet anëtare, diskutoi raportin mbi vendet anëtare ende nën procedurën e monitorimit.

Gjatë paraqitjes dhe diskutimit të raportit vjetor të Komitetit Monitorues mbështetur në vizitën e raportuesve në Shqipëri u nënvizuan një numër shqetësimesh që përfshijnë sistemin e drejtësisë, diskriminimin e minoriteteve dhe përjashtimin social të komunitetit Rom, korrupsionin si dhe pastrimin e parave nga krimi i organizuar.

Një theks i veçante u vendos në politizimin e ngjarjeve të 21 janarit gjatë të cilave u vranë 4 protestues përpara zyrës së kryeministrit që, siç vë në dukje raporti, ka ndikuar negativisht në pavarësinë institucionale të gjykatës dhe prokurorisë.

Shkrimi u publikua sot (02.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)