STRASBURG - Mosbesimi mes forcave politike “njollosi” mjedisin elektoral gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit. Është ky konkluzioni i raportit të miratuar sot në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, sipas së cilit zgjedhjet parlamentare të këtij viti ishin konkuruese me një pjesëmarrje aktive përmes fushatës elektorale dhe me respekt të plotë për liritë themelore të njeriut.
Por siç thuhet edhe në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni, raporti i përgatitur nga europarlamentari grek, Petros Tatsopoulos dhe i miratuar më pas nga Asambleja, thekson se atmosfera e mosbesimit mes dy forcave politike njollosi mjedisin elektoral dhe se implementimi i legjislacionit elektoral nuk ishte i kënaqshëm duke ndikuar tek besimi i publikut në procesin elektoral.
Në raport thuhet gjithashtu se turbullimet e vazhdueshme mes institucioneve shtetërore dhe interesave partiake, të kombinuara me akuzat e besueshme për blerje të votës dhe presion ndaj punonjësve të sektorit publik, ndikuan negativisht në atmosferën parazgjedhore.
Ndërkaq mbulimi mediatik i procesit elektoral ishte në tërësi pluralist, por pavarësia editoriale nuk është respektuar plotësisht.
Në mënyrë që të rikthehet besimi i qytetarëve tek procesi zgjedhor, Asambleja e përgjithshme e KiE-së i bën thirrje autoriteteve shqiptare të ndërmarrin një seri masash në bashkëpunim me Komisionin e Venecias, në veçanti për të përmirësuar kuadrin ligjor zgjedhor, duke marrë në konsideratë çështjet që janë identifikuar në këto zgjedhje, të bëjnë një dallim të qartë mes aktivitetit të partive politike dhe institucioneve shtetërore në implementimin e legjilsacionit zgjedhor, të garantojnë funksionimin e paanshëm të administratës zgjedhore në të gjitha nivelet dhe të organizojnë trajnime më të mira për anëtarët e komisioneve në qendrat e votimit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
63.5%
-
Jo
33.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 4215
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15