Raporti i KLSH, dyshime
për shpenzimet e varrimit
Kontrolli i Lartë i Shtetit ngre dyshime të forta sa i përket përfundimit të parave të planifikuara për përballimin e shpenzimeve të varrimit për shtetasit shqiptar që humbin jetën jashtë shtetit. Sipas KLSH, nuk ka një procedurë për të mundësuar verifikimin se ku kanë përfunduar paratë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ngre dyshime të forta sa i përket përfundimit të parave të planifikuara për përballimin e shpenzimeve të varrimit për shtetasit shqiptar që humbin jetën jashtë shtetit. Sipas KLSH, nuk ka një procedurë për të mundësuar verifikimin se ku kanë përfunduar paratë.
“MTI mbështetur në VKM nr. 426 datë 9.7.1998 “Për përballimin nga shteti të shpenzimeve të varrimit për shtetasit shqiptarë që vdesin brenda dhe jashtë vendit” i ndryshuar, kryen pagesa të konsiderueshme për rimburismin e shpenzimeve të varrimit për shtetasit shqiptar që humbin jetën jashtë shtetit.
Gjatë auditimit të dokumentacionit të tyre, u konstatua se mungon një bazë të dhënash në lidhje me përfituesit e rimbursimit. MTI nuk ka një procedurë sipas të cilës të bëhet verifikimi paraprak nëse rimbursimi drejt personave kërkues është kryer më parë apo jo. Ndërkohë personat përfitues të rimbursimit të këtyre pagesave të cilët banojnë në bashki të ndryshme brenda vendit, për marrjen e tij në MTI, ngarkohen me kohë dhe shpenzime shtesë”, thuhet në raport.
Për këtë arsye, KLSH rekomandon se Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës, për të lehtësuar personat përfitues për rimbursimin e shpenzimeve të varrimit për shtetasit shqiptar që humbin jetën jashtë vendit, është e nevojshme të bëjë një zgjidhje fundore të tyre. Për këtë qëllim t’i kërkojë/propozojë Këshillit të Ministrave kalimin e kompetencave në lidhje me këtë shpenzim njësive të qeverisjes vendore si një mënyrë jo vetëm për reduktimin e riskut të rimbursimit dy herë të të njëjtit përfitues, por njëkohësisht dhe lehtësimin e përfituesve për këtë shërbim.
“Shpenzimet e transportit janë rimbursuar për pozicionin e zëvendësministrit sipas përcaktimeve të bëra në ligjin nr. 10 160, datë 15.10.2009, për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit publikë, ndryshuar me ligjin nr. 169-2013, në shumën 15 000 lekë, sipas përcaktimeve në dispozitat ligjore. Ndihmat e menjëhershme janë kryesisht në rast fatkeqësish dhe për dalje në pension”, thuhet në raport.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4570
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45