Raporti i KLSH, Kuvend
punonjës pa detyra të përcaktuara

Raporti i KLSH, Kuvend<br />punonjës pa detyra të përcaktuara
Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë auditimit të Kuvendit të Shqipërisë, ka konstatuar probleme sa i takon menaxhimit të burimeve njerëzore. Sipas raportit, punonjës të Kuvendit marrin rrogën pa i ditur se çfarë pune bëjnë.

Në raport konstatohet se ka mungesë të përshkrimit të punës për sekretarin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian. Gjithashtu, sipas raportit, për vitet 2014-2015 vlerësimet për punonjësit nuk janë protokolluar sipas akteve ligjore.

Tenderat
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar abuzime dhe parregullsi me tenderat e zhvilluar nga Kuvendi i Shqipërisë. Sipas raportit, organet e Kuvendit kanë rritur fondin limit për tenderat e udhëtimit pa asnjë argument dhe procesverbal.

“Drejtoria e Shërbimit me Marrëdhëniet me Jashtë ka informuar se në kalendarin e parashikimeve për vitin 2015, janë programuar 64 udhëtime, nga të cilat 48 janë aktivitete të deputetëve dhe 16 aktivitete të Kryetarit të Kuvendit së bashku me delegacionin shoqërues.

Nga auditimi u konstatua se në dokumentet standarde të tenderit, fondi limit është 30 000 000 dhe jo 18 000 000 lekë sikundër paraqitet në relacionin e komisionit dërguar Sekretarit të Përgjithshëm me shkresën nr. 960 datë 09.03.2015, për të cilin nuk ka asnjë procesverbal për të argumentuar ndryshimin e vlerës së fondit limit.

Nga auditimi në institucionin e Kuvendit, për zbatimin e procedurave të prokurimit për marrëveshjen kuadër me objekt ‘bileta për udhëtime ndërkombëtare, u konstatuan mangësi në bazën ligjore që rregullon zbatimin e marrëveshjes, për sa i takon masave që AK duhet të marrë kur konstaton se një operator, palë në marrëveshje kuadër nuk përmbush më kriteret e kualifikimit, për të cilat është shpallur fitues”
, thuhet në raportin e KLSH. 

Dështimi i kontrollit të brendshëm
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se Njësia e Auditimit të Brendshëm të Kuvendit ka dështuar.

“Nga auditimi i kryer në sektorin e prokurimeve, në bazë të programit nr. 2876 prot., datë 10.09.2015, për periudhën 1 janar 2014 deri në 31 dhjetor 2014, u konstatua se nuk është dokumentacioni i plotë, në kundërshtim me manualin e auditimit të brendshëm dhe me udhëzimin nr. 12 datë 05.06.2012, pasi mungojnë dokumentet që lidhen me kryerjen e rishikimit të brendshëm të cilësisë si dhe nuk është bërë inventarizimi i dosjes dhe dosja nuk është arkivuar në arkivin e institucionit, në kundërshtim me rregullat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor të RSH”, thuhet në raport.

Gjithashtu, raporti i KLSH ka konstatuar shkelje të rënda edhe gjatë punës së njësisë së auditimit të Kuvendit, për kontrollin e kryer në shërbimin e financës dhe buxhetit, shërbimit të transportit, burimeve njerëzore etj.
 

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë