TIRANE- Rrëmbimi dhe zhdukja e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha dhe shpallja e pafajësisë të ish-komandantit të gardës, Ndrea Prendi dhe gardistit Agim Llupo, në lidhje me akuzat për vrasjen e 4 demonstruesve në 2011, janë dy ndër ngjarjet kryesore të vitit 2012 në raportin e fundit të “Amnisty International 2013”.
Për pjesën në Shqipëri, Organizata për të drejtat e njeriut në botë që përfshin ngjarjet e vitit 2012, raporton edhe për dhunën në familje, ku në vitin 2012 janë shënuar 2 526 raste, 345 më shumë se në vitin 2011 ku shumica e viktimave janë gra.
Në këtë raport flitet edhe për diskriminimin në Shqipëri, veçanërisht me popullsinë rome, lidhur me mënyrën e tyre të jetesës, problemet dhe me vështirësitë që ato hasin për t’u integruar ose për të patur akses në shërbime të ndryshme.
Ndër të tjera “Amnistia Ndërkombëtare” raporton edhe shpërfilljen e kallëzimit penal nga Prokuroria që LGBT-ja bëri kundër zëvendës Ministrit të Mbrojtjes, Ekrem Spahiu mbi qëndrimet e tij homofobike për Paradën e Gay-ve në muajin maj.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com