Raporti i MONEYVAL/ Denaj: Prioritet goditja e pasurive të krimit, OFL dëshmi e kësaj pune

Futja e Shqipërisë sërish në listën gri të pastrimit të parave, solli reagimin e Ministres së Financave Anila Denaj. Ministrja Denja tha se është shtuar angazhimi i qeverisë në luftën kundër pasurive kriminale dhe se sekuestrimet e ndodhura nga Operacioni 'Forca e Ligjit' është dëshmi se punës që ka filluar. Gjatë një konference për shtyp, Denaj reagoi për raportin e MONEYVAL mekanizëm i Këshillit të Europës, që e futi Shqipërinë në listën gri të pastrimit të parave, ku tha se ky raport vlerësoi anën teknike por jo sistemin. Megjithatë ministrja Denaj shtoi se në raport është shënuar progres në 6 rekomandime, ndërsa kërkohen përmirësime dhe rezultate konkrete në 15 kritere të tjera. Pasi bëri një përmbledhje të inspektimeve dhe para të sekuestruar të krimit, Denaj tha se Reforma në Drejtësi po sjell frytet e para pozitive në luftën e pronave të krimit.

"Shqipëria është vlerësuar nga Manyval, duke marrë rezultat të mirë në anën teknike, por jo për sistemin. Mori vlerësim pozitiv në kornizën ligjore. Ndryshimet ligjore që ka marrë kanë adresuat mangësitë teknike. Në raportin e fundit Shqipëria ka shënuar progres në 6 rekomandime. Janë kryer 471 inspektime. Janë kryer 2063 inspektime në pika kufitare, 4.7 milionë sekuestruar në pikat kufitare, deri më tani janë 65 milionë euro të sekuestruara nga pasuritë e bllokuara, janë dërguar 327 letërporosi dhe 74 raste hetim në gjykatë për pastrim parash. Reforma unike e drejtësisë do të sjell përpjekje për ndalimin e pasurisë kriminale dhe operacioni forca e ligjit është shembull i këtij aksioni. Kërkohet vëmendjen e shtuar për rritjen domethënëse të konfiskimeve. Reforma do të sjellë rezultate të prekshme dhe në konfiskimin  e pronave të krimit. OFL është dëshmi e punës që tashmë ka filluar. Rezultatet që lidhen me fillimin e hetimeve pasurore është vlerësuar me rezultat pozitiv", tha Denaj.

Ministrja foli edhe për reformën e fiskalizimit, ku bëri të ditur se në shtator do të përcaktohen të gjitha aktet ligjore dhe rregullat në lidhe me përcaktimin e  kompanive që do të merren me fiskalizimin e bizneseve, ndërsa paraqiti dhe një sërë masash për të dalë nga lista e monitorimin.

'Sot qeveria po zbaton reformën e fiskalizimit. Duke filluar nga 1 shtatori do të përcaktohen të gjitha aktet ligjore, ku janë të hapura për diskutim publik dhe  me grupet e interesit . Janë të gjitha rregullat se si do të certifikohen kompakte për të kryer fiskalizimin e bizneseve. Ne vend ka filluar puna për dy regjistra që do shërbejnë për të luftuar këtë fenomen. Është hartuar një plan masash për të dalë nga lista e monitorimin.

- Kryerje e një analize të thellë për këtë problem

-Trajtim në kohë të ankesave

-Krijimin e mekanizim për luftën ndaj këtij fenomeni

-Vendosjen në dispozicion të informacioneve

-Rritje e numrit të sekuestrimit dhe konfiskim të parave që vijnë nga aktivitet kriminal', tha Denaj gjatë  konferencës për shtyp.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 22/02/2020 12:08

    Raporte të marra nga ilir floriri dhe sale elekricisti jan këto pisllëqe...! Sepse rruga e tyre ka filluar të shkurtohet me shpejtësi....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?