TIRANË- Publikimi i raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, risolli edhe njëherë akuzat e Sali Berishës se zgjedhjet ishin farsë. Në një konferencë nga selia blu, Berisha tha se raporti faktori se si Edi Rama përdori bandat për të blerë votat dhe administratën gjatë fushatës.

“Janë zgjedhje farsë. Faktohet angazhimi në një seri qytetesh të karteleve të drogës dhe bandave për të rrëmbyer votën. Faktohet qëndrimi antiligjor në raport me ankesat. Angazhimi i të gjitha resurseve të administratës njëlloj si në partinë shtet. U shuan linjat e ndarjes së partisë nga shteti", thotë Berisha. 

Vetëm ky moment është i mjaftueshëm ky element për të gjithë ata që kanë kulturën elektorale minimale për të kuptuar se zgjedhjet ishin një farsë. Në kushtet e partisë shtet kurrë nuk mund të ketë zgjedhje të tjera përveçse farsë. Kurrë nuk ka”, tha Berisha.

Akuza hodhi ndaj kryeministrit se nuk donte që ky raport të publikohej, ndërsa pretendoi se PS tentoi të ndryshojë raportin.  

“Edi Rama donte me çdo kusht që raporti të mos publikohej. Por ja ku është raporti”, tha Berisha.

Kreu i PD thotë se nuk tërhiqen nga kërkesa për qeveri teknike.

“Tani, qeverinë teknike nuk ta krijon kush po nuk e krijove vetë, po nuk e e imponove vetë. Prandaj, në qoftë se shqiptarët duan të votojnë të lirë, të përgatitemi për betejën tonë, për protestën tonë, për votën e lirë. Qeveri teknike ne kërkojmë, por të jeni të sigurt, pa zërin tonë të fuqishëm në rrugë dhe sheshet e këtij vendi, ajo nuk krijohet”, tha Berisha.

Nga burgu Ilir Meta tha se OSBE-ODIHR konstaton se zgjedhjet nuk ishin as të lira, as të barabarta dhe as të fshehta. “Fituesi e tejkaloi çdo kufi me përdorimin e shfrenuar të “dopingut” shkroi Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:40
Raporti për 11 majin/ Blushi: OSBE-ODIHR damkosi Ramën armik të votës së lirë

1758646369_tediblushi.jpg

Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar për raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas Blushit, paporti i OSBE-ODIHR ka konfirmuar qëndrimet e Partisë së Lirisë dhe të gjithë opozitës shqiptare se këto zgjedhje nuk ishin as të barabarta e as të lira.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë konstatojnë qartë se procesi zgjedhor nuk i përmbushi standardet demokratike të përcaktuara në Kartën e Kopenhagenit, duke ekspozuar në mënyrë të hapur abuzimet dhe manipulimet e kryeministrit Edi Rama. Përmes përdorimit masiv të aseteve publike për qëllime elektorale, bashkëpunimit me elementë kriminalë dhe sistemit të paligjshëm të patronazhistëve, Rama jo vetëm që forcoi avantazhin e padrejtë të partisë në pushtet dhe fshiu çdo kufi mes shtetit e partisë, por u damkos ndërkombëtarisht si armik i votës së lirë dhe i së ardhmes europiane të shqiptarëve”,- tha Blushi.

Ora 13:48
Raporti i ODIHR/ Meta: Tregoi se zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të barabarta

1759769893_ilirmeta.jpg

Ilir Meta ka reaguar nga qelia për raportin final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas Metës, raporti tregon se zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të barabarta.

“Raporti i OSBE-ODIHR konstaton se zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin AS TË LIRA, AS TË BARBARTA, AS TË FSHEHTA. “Fituesi” e tejkaloi çdo kufi me përdorimin e shfrenuar të “dopingut”, shkruan Meta.