1758646369_tediblushi.jpg

Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar për raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas Blushit, paporti i OSBE-ODIHR ka konfirmuar qëndrimet e Partisë së Lirisë dhe të gjithë opozitës shqiptare se këto zgjedhje nuk ishin as të barabarta e as të lira.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë konstatojnë qartë se procesi zgjedhor nuk i përmbushi standardet demokratike të përcaktuara në Kartën e Kopenhagenit, duke ekspozuar në mënyrë të hapur abuzimet dhe manipulimet e kryeministrit Edi Rama. Përmes përdorimit masiv të aseteve publike për qëllime elektorale, bashkëpunimit me elementë kriminalë dhe sistemit të paligjshëm të patronazhistëve, Rama jo vetëm që forcoi avantazhin e padrejtë të partisë në pushtet dhe fshiu çdo kufi mes shtetit e partisë, por u damkos ndërkombëtarisht si armik i votës së lirë dhe i së ardhmes europiane të shqiptarëve”,- tha Blushi.


Lajmi kryesor:

Raporti i ODIHR/ Berisha: Rama tentoi ta ndryshonte! Meta: Zgjedhjet nuk ishin të lira