Raporti i OKB: 2 milionë afganë rrezikojnë mungesë ushqimi në Afganistan

Raporti i OKB: 2 milionë afganë rrezikojnë mungesë ushqimi në Afganistan

Foto ilustruese

Të paktën 2 milion njerëz janë në rrezik për gjetjen e resurseve ushqimore për shkak të thatësisë që ka kapluar Afganistanin, bën të ditur Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Vendet më të prekura janë pjesët veriore dhe perëndimore të Afganistanit, ku të korrat e grurit janë vonuar apo zvogëluar në të paktën 20 provinca, kryesisht për shkak të mungesës së shiut dhe borës në dimër, thuhet në raportin e OKB-së.

Të korrat (e dimrit të kaluar) duhet të konsiderohen si të humbura tërësisht.

Abdul Majid nga Organizata për Ushqim dhe Agrikulture e OKB-së

Më shumë se 21 mijë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në provincat e Badghes dhe Ghor për shkak të thatësisë.

Rreth 1.5 milion kafshë shtëpiake në pjesën verilindore nuk mund të gjejnë ushqim dhe më shumë se 600 nga 1 mijë fshatra po e vuajnë mungesën e ujit.

Raporti i OKB-së

Afërsisht gjysma e 30 milionë banorëve të Afganistanit mbështeten në agrikulture, për punësim si dhe për mbijetesë personale. OKB tha se Afganistani ka nevojë urgjentisht për rreth 115 milionë dollarë për t’iu mundësuar ushqim dhe strehim atyre që janë prekur nga kjo thatësi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur