TIRANE- Sali Berisha i ka shitur armë Gedafit. Gjatë debatit të zhvilluar dje në Kuvend, Berisha e pranoi vetë se ka shitur armatime në Libi gjatë vitit 2012 në bazë të një operacioni sekret nga SHISH, por duke shprehur se armët kanë ndjekur rrugën Shqipëri-Ukrainë-Libi. Debati nisi në momentin kur Berisha po akuzonte kryeministrin Rama për takime të fshehta me Ahmadinexhatit, ku deputeti i PS-së, Erjon Braçe, theksoi se Berisha i ka shitur armë ish-diktatorit të Libisë, Gedafit. “Një shtet mik dhe partner ka marrë një ngarkesë me armë për kundërshtarët e Gedafit”,- tha Berisha. Por në replikë, deputeti Braçe theksoi se: “Janë vepra penale që këtu i them unë... I kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm që të nisë hetimin. Raporti i panelit të inspektimit tregonte që i ke çuar armë Gedafit. Ajo që ke bërë me mikun tënd Janukoviç dhe më pas ia dërguat Gedafit.”
Dokumenti i OKB
Trafiku i armëve nga Shqipëria për në Libi ka ndodhur. Raporti i këshillit të sigurimit në OKB për vitin 2012 thekson se transporti i armëve shqiptare drejt Libisë është bërë me dy trazime dhe janë transportuar 800 mijë fishek të kalibrit “12.7”. Duke qenë se Shqipëria si anëtare e NATO-s duhet të respektonte embargon e vendosur, ajo ia shiti fillimisht armët një kompanie ukrainase e cila i eksportoi në Emiratet e Bashkuara Arabe nga ku më pas kanë shkuar në Ukrainë, ku në atë kohë ishte si president Janukoviç, shkaktari i trazirave kryesore në Ukrainë.
Pas kësaj, armët kanë vajtur nëpërmjet një aeroplani drejt Libisë, ku nuk dihet destinacioni, nëse kanë vajtur në duart e Gedafit apo në duart e rebelëve. Sipas gjigantit mediatik amerikan, “Washington Post” në një artikull të 10 prillit të vitit 2013 theksonte se armët shqiptare kanë vajtur në duart e Gedafit dhe jo në duart e rebelëve, ashtu siç theksoi Berisha. Tri kontratat e shitjes së armëve ndërmjet tri shteteve kanë një kompani ndërlidhëse, “UKRIMASH”, e cila merrte armët shqiptare dhe më pas i dërgonte në një shtet të lindjes së mesme nga ku më pas i dërgonte në Ukrainë në mënyrë që të mos kishte konflikt për palën shqiptare e cila është pjesë e NATO-s, ndërsa Ukraina jo.
Shkrimi u publikua sot,9 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com