Raporti i OKB: Mbi 10 mijë fëmijë janë vrarë ose plagosur gjatë vitit 2017

Raporti i OKB: Mbi 10 mijë fëmijë janë vrarë ose plagosur gjatë vitit 2017

Foto nga mbledhja e OKB-së

Mbi 10,000 fëmijë janë vrarë ose plagosur në konfliktet e armatosura vitin e kaluar, ndërsa të tjerë janë përdhunuar, detyruar të shërbejnë si ushtarë ose janë marrë peng nga shkollat dhe spitalet, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.

Raporti vjetor “Fëmijët dhe Konflikti i Armatosur” po ashtu nxjerr në pah se, në vitin 2017, janë raportuar mbi 21 000 shkelje të të drejtave të fëmijëve, çfarë nënkupton një rritje të mprehtë nga viti paraprak, kur janë raportuar rreth 15 500 raste të tilla.

Në Siri, fëmijët kanë pësuar numrin më të madh të shkeljeve të të drejtave të tyre, thekson raporti.

Sipas tij, krizat në Republikën e Afrikës Qendrore, në Republikën Demokratike të Kongos, në Mianmar, në Sudanin e Jugut dhe në Jemen kanë kontribuar po ashtu në rritjen e dhunës ndaj fëmijëve.

“Kur shtëpitë dhe shkollat sulmohen pa mëshirë, kur strehat e sigurta bëhen shënjestra, si mund të ikin djemtë dhe vajzat nga brutaliteti i luftës? Është e neveritshme”, tha Virgina Gamba, përfaqësuese për fëmijë e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli