Raporti i fundit i OKB-së thotë se “ka fakte që armët kimike janë përdorur nga të dyja palët në konfliktin e Sirisë, por pjesa më e madhe nga forcat qeveritare të Bashar Al Assad”.
Në raport thuhet se hetuesit kanë gjetur “baza të arsyeshme” për të besuar se armët kimike janë përdorur në katër raste gjatë muajve mars dhe prill.
Megjithatë, Komisioni Hetimor i OKB-së nuk ka dhënë hollësi të qarta lidhur me llojet e agjentëve kimikë të përdorur.
Hetuesit që kanë hartuar raportin kanë qendruar në vendet fqinje, ku kanë marrë në pyetje pacientët, mjekët apo refugjatët sirianë.
Komisioni i ka bërë thirrje Damaskut që të lejojë shkuarjen në Siri të ekspertëve të OKB-së për armë kimike.
Konflikti sirian filloi në vitin 2011 kryesisht me demonstrata paqësore kundër Bashar Al Assad, që më pas u kthyen në një luftë civile, në të cilin Kombet e Bashkuara thonë se 80 mijë njerëz kanë mbetur të vrarë.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com