Raporti i OSBE, Gjosha: Zgjedhjet
në presion, Vasili: Rama gënjen

Raporti i OSBE, Gjosha: Zgjedhjet<br />në presion, Vasili: Rama gënjen
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha dhe kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili kanë reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale në lidhje me raportin e OSBE-ODHIR. Gjosha shkruan se në këtë raport gjithçka rrotullohej mes parregullsive dhe rekomandimeve për zgjedhjet, ndërkohë që Edi Rama tregon se këto zgjedhje ishin më të mirat që ka pasur Shqipëria. Mes të tjerash Gjosha shkruan se edhe pas 27 vitesh demokraci shqiptarët janë ende në përpjekje për të votuar të lirë.

“Fatkeqësisht çfarë do lloj reforme zgjedhore të ndërmarrim ne, do të duhej më parë të ndryshonim mentalitetin politik i cili mendon se paraja mund të blej cdo gjë, se presioni që vjen si koncept diktatorial nuk shkon më ne Shqipërinë europiane te 2017-tës!”, shprehet ish Ministrja e Integrimit.

Në përfundim të statusit të saj Gjoshaj thotë se mentalitetet nuk ndryshojnë as me Marrëveshjet e Errësirës që gjoja do t’i jepnin Shqipërisë një standard tjetër! Ndërsa Vasili, duke iu referuar komenteve të Edi Ramës për raportin e OSBE, thotë se ai gënjen dhe është i paaftë të kuptojë realitetin. 
"Kryeministri i paaftë të gënjejë, por edhe i paaftë që të kuptojë. Kryeministri, i paaftë të gënjejë dhe i paaftë të kuptojë, është i kënaqur me zgjedhjet, por raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 qershorit 2017 thotë që zgjedhjet ishin copë-copë. Kryeministri duhet të turpërohet për këto, po dihet që ai s'ka turp, kjo është e vetmja cilësi që ka. S'ka turp as të gënjejë dhe përpara Parlamentit e të thotë që OSBE ishin të kenaqur me zgjedhjet. Dihet që shkollëpaku nuk ia thotë hiç të lexojë asgjë dhe me siguri që ndonjë nga këta "ustallarët", që ia dinë huqin, i zhgarravisin disa fjalë që atij i pëlqen t'i brroçkullisë lart e poshtë. Zgjedhjet e 25 qershorit ishin një turp që OSBE e vulosi e zeza mbi të bardhë: "The campaign ëas characterized by ëidespread allegations of vote-buying, concerns over abuse of state resources and ëorkplace-related pressures on voters, ëhich further reduced public trust."
"Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut" "Several OSCE/ODIHR EOM interlocutors expressed concerns that individuals ëith a criminal past still played significant roles in the campaign, either as candidates or as supporters." "Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbëshetës
", shkruan Vasili. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!