Raporti i OSBE për 25 prillin, ambasada e SHBA: Nxisim institucionet të shqyrtojnë rekomandimet për përmirësimin e zgjedhjeve

Raporti i OSBE për 25 prillin, ambasada e SHBA: Nxisim institucionet të shqyrtojnë rekomandimet për përmirësimin e zgjedhjeve

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për raportin final të OSBE mbi 25 prillin. Në reagimin e ambasadës thuhet se raporti përfundimtar i përmbahet atij paraprak, në të cilin procesi u vlerësua transparent dhe i qetë ndërsa u veçua si ngjarja më e rëndë ajo e Elbasanit ku u vra një mbështetës i PS Pjerin Xhuvani nga shoqëruesi i Gazmend Bardhit, Arbër Paplekaj. 

Ndërkaq ambasada nxit institucionet përkatëse të shqyrtojnë rekomandimet e raportit për të përmirësuar zgjedhjet në vendin tonë.

"Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri", shkruan ambasada.

Në raportin final të publikuar nga OSBE 2 ditë më parë u nënvizua fakti se votuesit ishin të lirë që të zgjedhin kandidatët e preferuar, të cilët ishin në gjendje që të bënin një fushatë të lirë për emrin e tyre, nën kornizën ligjore. Po ashtu thuhej se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga Administrata Zgjedhore dhe se palët politike ishin të lira që të zhvillonin fushatën politike në mënyrë paqësore dhe u respektuan liritë themelore demokratike. Aty përmendet dhe struktura e ngritur nga Partia Demokratike, ku cilësohet 'një strukturë potencialisht e paligjshme', e cila arriti kulmin me ngjarjen në Elbasan, më 21 prill, ku mbeti i vrarë Xhuvani

"Njollë e zezë" në raport janë veprimet e presidentit Ilir Meta. Në raport kritikohet presidenti për të cilin thuhet se ka bërë fushatë hapur kundër partisë në pushtet.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion